Majat e Ballkanit

Majat e Ballkanit është një shteg për shëtitje që kalon nëpër rajonet malore të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Kosovës. Shtegu u krijua nga organizatat kombëtare dhe lokale turistike dhe klubet e alpinizmit në bashkëpunim me GIZ.

Majat më të larta arrijnë lartësinë mbi 2300 m, nga të cilat më e larta është Maja Jezerce në Shqipëri, 2694 m. Shtegu kalon nëpër zona malore të paprekura duke përfshirë shtigje të vjetra bagëtish, liqene, lumenj, ujëvara, si dhe fshatra të vegjël të futur thellë në vargmalet.

 Duhen 10-13 ditë për ta vizituar të gjithë shtegun, varësisht prej nivelit të gjendjes fizike të alpinistëve. Ky është një shteg rrethor, kështu që mund ta nisni ecjen në cilindo prej tri shteteve ku kalon shtegu: Plavë – Mali i Zi, Theth – Shqipëri, ose Pejë – Kosovë.

Një e treta e gjatësisë totale të shtegut kalon përmes Malit të Zi. Mund të thuhet se kjo është pjesa më e bukur e shtegut të Majave të Ballkanit. Do ta vizitoni Liqenin Hrid, Luginën Ropsit dhe shumë fshatra dhe katunde ku tradita dhe kultura e këtij rajoni është ruajtur.

 Rekomandim rreth sigurisë: Gjithmonë bëni planet me kujdes për të kaluar kohën në natyrë sipas kapacitetit tuaj. Rekomandohet shëtitje në grup.

Merrni me vete rroba dhe këpucë të përshtatshme, pajisje orientuese (harta udhëzuese, busull ose GPS), pajisje mbrojtëse për mot të keq, pishtarë drite, furnizime të mjaftueshme me ujë dhe ushqim, ndihmën e parë dhe bilbilin e sinjalit.

Duke marrë parasysh se shtegu kalon në dy shtete fqinje, ku nuk ka pika zyrtare të kalimit të kufirit, është e detyrueshme që të kontaktohet policia kufitare.

FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: vrhovi balkana.gpx

SHTIGJET E TJERA PËR ECJE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu