Shtegu i Majës së Çfërles

Nisja në shtegun për pushtimin e kësaj maje bëhet nga qendra e qytetit të Pejës dhe vazhdon drejt maleve mbi qytetin duke arritur lartësinë mbidetare prej 2,461 m, pradaj nuk ka nevojë për transport. I takon grupit të majave në Bjeshkët e Nemuna, dhe qëndron në pjesës jug-perëndimore nga qendra e qytetit. Shtegu fillon duke ndjekur rrugën e këmbësorëve të njohur si Shtegu i Shëndetit, dhe pastaj lidhet me shtegun e kodrave jugperëndimore të qytetit, duke vazhduar përmes pyjeve të pishave për të arritur tek Livadhit të Sakës, i cili është përplot me shtazë dhe bimë të ndryshme. Nga kjo pjesë ngjitja përgjatë shtegut bëhet më e pjerrët dhe më sfiduese, për të arritur në pjesë malore duke kaluar Taraboshin dhe Livadhin e Adilit, që qëndrojnë në lartësi me të madhe dhe ofrojnë vende të shkëlqyera për pushim gjatë kësaj ngjitje, para se të arrihet tek pjesa ku pushtohet Maja e Çfërles. Përgjatë këtyre shtigjeve do të  shihni vendbanime të shumta stinore të barinjve, dhe shumë pamje panoramike të Rrafshit të Dukagjinit dhe përtej, dhe në ditë me dukshmëri të pastër edhe pjesën dërmuese të Kosovës nga ana e jugut dhe lindjes, si dhe vargmale të mahnitshme të Bjeshkëve të Nemuna që shtrihen drejt Malit të Zi dhe Shqipërisë në anën veriore dhe perëndimore të majës.    

  • Gjatësia: 14.2 km 
  • Lartësia mbidetare minimale 520 m / Lartësia mbidetare maksimale 2,461 m  
  • Vështirësia: Mesatare (e përshtatshme për bjeshkatarët e të gjitha moshave dhe vizitor që janë në gjendje të mirë fizike dhe kanë njohuri të ecjes malore, ndërsa gjatë dimrit nevojitën shkathtësi teknike më të larta)
  • Kohëzgjatja: 7:30 orë
FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: 3-Cferla Peak Trail.gpx

SHTIGJET E TJERA PËR ECJE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu