Shtegu i Majës së Vjellakut

Kjo gjithashtu është maje që qëndron mbi qytetin e Pejës, dhe është pjesë e vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna në pjesën veriore të qytetit. Është gjithashtu një nga majat më atraktive, pasi që pushtohet gjatë gjithë vitit nga bjeshkatarë jo vetëm nga Kosova por edhe jashtë saj. Shtegu për pushtimin e kësaj maje fillon me ecjen nga qendra e qytetit dhe vazhdon përmes kodrave dhe maleve që ofrojnë peizazhe të bukura dhe pamje panoramike të Rrafshit të Dukagjinit, para se të arrini tek maja e Vjellakut në lartësi mbidetare prej 2014 m. Nga kjo pikë mund të shihni pjesën dërmuese të territorit të Kosovës në një ditë me dukshmëri të mirë, si dhe vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna në Mal të Zi dhe Shqipëri. Për ata që dëshirojnë të vazhdojnë me ecjen malore, shtegu si alternativ mund të lidhet me shtigje tjera që shpien tek fshatrat e Rugovës, përkatësisht shtegun e ecjes nga Veriu në Perëndim të cekur paraprakisht, që pastaj lidhet edhe me Malin e Zi, si dhe shtigjet e Majave të Ballkanit dhe Via Dinarika.

  • Gjatësia: 13.3 km 
  • Lartësia mbidetare minimale 520 m / Lartësia mbidetare maksimale 2,014 m  
  • Vështirësia: Mesatare (e përshtatshme për bjeshkatarët e të gjitha moshave dhe vizitor që janë në gjendje të mirë fizike dhe kanë njohuri të ecjes malore, ndërsa gjatë dimrit nevojitën shkathtësi teknike më të larta)
  • Kohëzgjatja: 5 orë   
FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: 4-Vjellak Peak Trail.gpx

SHTIGJET E TJERA PËR ECJE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu