{"id":7754,"date":"2021-05-24T06:54:01","date_gmt":"2021-05-24T06:54:01","guid":{"rendered":"http:\/\/accursed-mountains.me\/kulturno-naslede\/"},"modified":"2021-08-19T06:06:17","modified_gmt":"2021-08-19T06:06:17","slug":"trashegimi-kulturore","status":"publish","type":"page","link":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/trashegimi-kulturore\/","title":{"rendered":"Trash\u00ebgimia Kulturore"},"content":{"rendered":"<section class=\"l-section wpb_row height_medium\"><div class=\"l-section-h i-cf\"><div class=\"g-cols cols_1 laptops-cols_inherit tablets-cols_1 mobiles-cols_1 valign_top\"><div class=\"vc_col-sm-12 wpb_column vc_column_container\"><div class=\"vc_column-inner\"><div class=\"wpb_wrapper\"><div class=\"wpb_text_column\"><div class=\"wpb_wrapper\"><p><b>Arkitektura<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjat\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb njeriut, mbijetesa \u00ebsht\u00eb varur nga mbar\u00ebshtimi i llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb kafsh\u00ebve dhe blegtoria. Dhe rajoni i Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna nuk b\u00ebn dallim. Pozicioni specifik gjeografik, terreni, historia individuale dhe zhvillimi kan\u00eb ndikuar n\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb jet\u00ebs: modelet e shtegtimit, kafsh\u00ebt q\u00eb njer\u00ebzit zgjodh\u00ebn p\u00ebr blegtori, arkitektur\u00ebn dhe materialet e nd\u00ebrtimit. Lokalitete t\u00eb ndryshme kan\u00eb kushte klimatike, temperatura, intensitet t\u00eb er\u00ebs, reshjet (shiu dhe d\u00ebbore) t\u00eb ndryshme, dhe k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebto parametra t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebrcaktojn\u00eb lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb strukturave, ve\u00e7an\u00ebrisht format e kulmeve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet stabiliteti i nd\u00ebrtesave dhe komforti m\u00eb i favorsh\u00ebm termik me konsum racional dhe ekonomik t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr ngrohje ose ftohje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><span style=\"font-weight: 400;\">Sht\u00ebpit\u00eb e vjetra tradicionale n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb zakonisht nd\u00ebrtoheshin mbi themele guri dhe m\u00eb pas me materiale t\u00eb ndryshme druri mbi k\u00ebto themele. Forma e tyre e zakonshme ishte shum\u00eb asketike, me kulme me rrasa druri ose me rrasa guri, me maja t\u00eb latuara ose n\u00eb forme piramidale. Sht\u00ebpit\u00eb me k\u00ebto tipare i p\u00ebrkasin nj\u00eb lloji m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive malore t\u00eb Ballkanit. Thuhet se k\u00ebto sht\u00ebpi thjesht u lind\u00ebn nga vendet ku ishin vendosur, por k\u00ebtu fjala \u201cvend\u201d n\u00ebnkupton jo vet\u00ebm pozicionin, por edhe vet\u00eb p\u00ebrzierjen e natyr\u00ebs, njer\u00ebzve dhe zakoneve t\u00eb tyre. Llojet e ndryshme t\u00eb arkitektur\u00ebs zakonisht interpretohen p\u00ebrmes form\u00ebs dhe materialeve. Por, p\u00ebr arkitektur\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 form\u00ebs dhe materialeve, ndihm\u00eb e madhe jan\u00eb edhe njohurit\u00eb p\u00ebr temat shoq\u00ebrore dhe etnologjike t\u00eb lidhura me zon\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><b>\u00a0<\/b><b>Arkitektura tradicionale popullore<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Arkitektura popullore \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme e peizazhit kulturor. P\u00ebrmes k\u00ebsaj arkitekture popullore \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb shihen qart\u00eb se si ishin kushtet p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb e nd\u00ebrtonte vet\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Gjithashtu, ajo tregon m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr materialet q\u00eb e rrethonin at\u00eb njeri, dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kemi sht\u00ebpi guri n\u00eb bregdet dhe sht\u00ebpi druri n\u00eb male. Pjerr\u00ebsia e kulmit tregon si \u00ebsht\u00eb klima &#8211; sa m\u00eb i pjerr\u00ebt kulmi aq m\u00eb t\u00eb shumta reshjet. Paraqitja hap\u00ebsinore tregon aktivitetet kryesore ekonomike t\u00eb amvis\u00ebris\u00eb. Detajet tregojn\u00eb cil\u00ebn teknologji nd\u00ebrtimi ka p\u00ebrdorur i zoti i sht\u00ebpis\u00eb. Mund t\u00eb m\u00ebsosh shum\u00eb\u00e7ka n\u00eb lidhje me nj\u00eb person vet\u00ebm duke par\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebrtuar dhe m\u00ebnyr\u00ebn si e ka organizuar pron\u00ebn e vet. Ndoshta m\u00ebsimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb nxirret duke par\u00eb k\u00ebto sht\u00ebpi t\u00eb vjetra \u00ebsht\u00eb se paraardh\u00ebsit tan\u00eb, sado t\u00eb kufizuar n\u00eb vegla, teknologji dhe mjete transporti, kan\u00eb realizuar objekte nga materialet lokale, n\u00eb harmoni me zon\u00ebn p\u00ebrreth, dhe u kujdes\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos ta shkat\u00ebrrojn\u00eb mjedisin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pariparueshme, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa kujdesemi ne. Ata gjithashtu u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb mos merrnin m\u00eb shum\u00eb nga sa ishte e nevojshme nga natyra, por t\u00eb p\u00ebrdornin aq sa kishin nevoj\u00eb, duke treguar kujdes q\u00eb t\u00eb mos e d\u00ebmtonin natyr\u00ebn shum\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr arkitektur\u00ebn popullore t\u00eb k\u00ebtij rajoni, pasuria natyrore, por edhe dallimet n\u00eb grupet etnike q\u00eb kan\u00eb jetuar dhe ende jetojn\u00eb k\u00ebtu, kan\u00eb ndikuar n\u00eb faktin se kemi nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb konsiderueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, si dhe shum\u00eb nd\u00ebrtesa tradicionale q\u00eb mund t\u00eb shihen n\u00eb pothuajse \u00e7do fshat edhe sot.<\/span><\/p>\n<p><b>Kullat<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kullat prej guri q\u00eb mund t\u00eb shihen n\u00eb zon\u00ebn e brendshme dhe n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna ndryshojn\u00eb nga llojet mbizot\u00ebruese t\u00eb sht\u00ebpive n\u00eb rajone t\u00eb tjera. Pamja e tyre e jashtme, struktura dhe organizimi hap\u00ebsinor jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtatje ndaj atyre q\u00eb mund t\u00eb konsiderohen si m\u00eb shum\u00eb nevoja ushtarake dhe mbrojt\u00ebse. Ato jan\u00eb n\u00eb thelb t\u00eb thjeshta, t\u00eb pastra, pa hapje t\u00eb m\u00ebdha, me kulme t\u00eb pjerr\u00ebta me rrasa druri. M\u00eb von\u00eb ata u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb simbol i pasuris\u00eb dhe fuqis\u00eb s\u00eb familjeve, k\u00ebshtu q\u00eb nevoja p\u00ebr t\u2019i ruajtur gjat\u00eb shekujve ishte prioritet p\u00ebr k\u00ebto familje. Ndonj\u00ebher\u00eb edhe sht\u00ebpit\u00eb e zakonshme quheshin \u201ckulla\u201d n\u00ebse u p\u00ebrkisnin personave n\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore. Sot, ato jan\u00eb shkrir\u00eb me peizazhin, t\u00eb shp\u00ebrndara mes sht\u00ebpive t\u00eb vjetra dhe atyre t\u00eb nd\u00ebrtuara rishtazi q\u00eb tipologjikisht nuk i p\u00ebrkasin stilit arkitektonik t\u00eb k\u00ebtij rajoni. Disa kulla jan\u00eb ende t\u00eb banuara, por zakonisht n\u00eb dit\u00ebt e sotme familjet nuk preferojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb to, pasi funksioni i tyre mbrojt\u00ebs nuk i hyn n\u00eb pun\u00eb njeriut modern. Por ishte ky funksion dhe rimodelim i tyre i vazhduesh\u00ebm q\u00eb e zgjeroi brend\u00ebsin\u00eb e tyre origjinale asketike. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, disa familje nuk e harruan k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb unike dhe i rikthyen disa nga k\u00ebto kulla n\u00eb lavdin\u00eb e tyre t\u00eb dikurshme. N\u00eb disa raste, kullat jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb restorante dhe bujtina q\u00eb ofrojn\u00eb mjedise unike dhe atraktive p\u00ebr turist\u00ebt, ku s\u00eb bashku me ushqimet tradicionale t\u00eb sh\u00ebrbyera, vizitor\u00ebt p\u00ebrjetojn\u00eb m\u00ebnyrat tradicionale t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tilla dhe n\u00eb rajon.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><b>Stanet<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn e staneve, zakonisht ato konsiderohen vend verimi t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb, ku barinjt\u00eb \u00e7ojn\u00eb kopet\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb siguruar m\u00eb shum\u00eb ushqim dhe p\u00ebr t\u2019iu shmangur nxeht\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs. Ka edhe opinione t\u00eb tjera, por gjith\u00e7ka lidhet me faktin se stanet kishin lidhje me blegtorin\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Gadishullin Ballkanik. Vet\u00eb termi stan vjen nga mesjeta. Pjesa interesante \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto stane ishin dhe jan\u00eb ende t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me origjin\u00ebn e familjeve dhe fiseve q\u00eb i zot\u00ebronin. Gjithmon\u00eb dihej se n\u00eb cilat stane do t\u00eb shkonte cili fis me bag\u00ebtit\u00eb e veta. Dhe ata kurr\u00eb nuk i ndryshuan, edhe pse nuk kishte dokumente t\u00eb shkruara q\u00eb v\u00ebrtetonin pron\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb prej sht\u00ebpive, kasolleve, livadheve, pyjeve, etj&#8230; Ndonj\u00ebher\u00eb edhe mbret\u00ebrit \u201cua falnin\u201d pjes\u00eb t\u00eb rajoneve t\u00eb ndryshme malore fiseve t\u00eb ndryshme p\u00ebr merita t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, zakonisht gjat\u00eb ose pas lufte. Nuk ishte kurr\u00eb e leht\u00eb t\u00eb zgjidhje stanin e duhur, sepse pasojat mund t\u00eb ishin t\u00eb r\u00ebnda. Barinjve u duhej t\u00eb mendonin shum\u00eb detaje: sa dit\u00eb do t\u00eb duheshin p\u00ebr t\u00eb arritur atje me gjith\u00eb bag\u00ebtin\u00eb (nuk kishte kamion\u00eb, e gjitha b\u00ebhej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb), a do t\u00eb kishte ushqim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr bag\u00ebtit\u00eb, burim t\u00eb af\u00ebrt ose burime t\u00eb tjera ujit, etj\u2026 Dhe pasi e zgjidhnin vendin m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm, fillonte nd\u00ebrtimi i objekteve t\u00eb k\u00ebrkuara, t\u00eb cilat p\u00ebrfshinin lloje t\u00eb ndryshme t\u00eb sht\u00ebpizave malore, vath\u00ebve dhe mrizeve p\u00ebr bag\u00ebtin\u00eb, etj&#8230;<\/span><\/p>\n<p><b>\u00a0<\/b><b>Barinjt\u00eb<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Historia e staneve nuk do t\u00eb ishte e plot\u00eb pa p\u00ebrmendur barinjt\u00eb. Preokupimi i tyre kryesor ishte (\u00ebsht\u00eb) t\u00eb kujdesen p\u00ebr kopen\u00eb e tyre me kujdesin m\u00eb t\u00eb madh dhe ta mbrojn\u00eb nga kafsh\u00ebt e egra, kryesisht ujq\u00ebrit dhe kusar\u00ebt. Jan\u00eb t\u00eb shumta k\u00ebng\u00ebt popullore p\u00ebr barinjt\u00eb dhe syrin e tyre gjithnj\u00eb vigjilent, qofshin delet duke kullotur n\u00eb paqe apo t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara nga \u00e7kado. Edhe nat\u00ebn, barinjt\u00eb b\u00ebjn\u00eb roje. Ata zakonisht flen\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpiz\u00eb pran\u00eb vath\u00ebs s\u00eb deleve. Ata tregojn\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kur delet pjellin, dhe nj\u00eb bari i mir\u00eb dhe me p\u00ebrvoj\u00eb do t\u00eb dij\u00eb gjithmon\u00eb se cili qengj \u00ebsht\u00eb nga cila dele. Ata zgjedhin dashin p\u00ebr mbar\u00ebshtim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb brezi i ri i qengjave t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i miri i mundsh\u00ebm. Barinjt\u00eb zgjedhin edhe dashin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb do t\u2019i prij\u00eb kopes\u00eb, dhe nj\u00eb dash i till\u00eb vler\u00ebsohej gjithmon\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe madje p\u00ebrmendej me nder n\u00eb shum\u00eb k\u00ebng\u00eb popullore.<\/span><\/p>\n<p><b>\u00a0<\/b><b>Blegtoria<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebto rajone, thuhet se pasuria e nj\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb bag\u00ebtia e tij. Kur i pyesnin dikur p\u00ebr kushtet e tyre t\u00eb jetes\u00ebs, banor\u00ebt e zon\u00ebs shpesh p\u00ebrgjigjeshin \u201cJetojm\u00eb me bag\u00ebti\u201d, dhe kjo donte t\u00eb thoshte se ata jetonin mir\u00eb. P\u00ebr pasoj\u00eb, shqet\u00ebsimi kryesor ishte si mbahej bag\u00ebtia, qoft\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb mbar\u00ebshtimit ashtu edhe n\u00eb drejtim t\u00eb sigurimit t\u00eb ushqimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm. P\u00ebr popullsin\u00eb e k\u00ebtij rajoni n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ishte m\u00eb leht\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin barinj sesa t\u00eb kultivonin kultura bujq\u00ebsore n\u00eb terrenet karstike t\u00eb maleve veriore. N\u00eb zonat bregdetare ku kishte pyje t\u00eb vegj\u00ebl ku bag\u00ebtit\u00eb mund t\u00eb ushqeheshin me sytha, nuk i kushtohej shum\u00eb v\u00ebmendje verimit ose dim\u00ebrimit t\u00eb bag\u00ebtis\u00eb. Por n\u00ebse kopet\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb shumta kurse dimri gjasht\u00eb muaj i gjat\u00eb, nuk ishte e leht\u00eb t\u00eb sigurohej ushqim. Sidoqoft\u00eb, k\u00ebta njer\u00ebz pun\u00ebtor\u00eb ia dilnin n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, madje deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa grimconin gjethe dushku, lisi ose nga drunj t\u00eb tjera, dhe i shtonin n\u00eb ushqimin e bag\u00ebtive. N\u00eb an\u00ebn e Kosov\u00ebs, shumica e familjeve me origjin\u00eb nga k\u00ebto fshatra malor\u00eb kishin prona n\u00eb toka pjellore n\u00eb rrafsh, ku ata kultivonin kultura bujq\u00ebsore dhe ku jetonin gjat\u00eb dimrit, duke i mbrojtur bag\u00ebtit\u00eb e tyre nga moti i ashp\u00ebr, dhe pastaj i zhvendosnin n\u00eb stanet malore gjat\u00eb ver\u00ebs. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, njer\u00ebzit kishin p\u00ebrfitime t\u00eb shumta nga bag\u00ebtit\u00eb e tyre. Edhe sot mund t\u2019i d\u00ebgjoni kur thon\u00eb se delja \u00ebsht\u00eb e bekuar.\u00a0 Prej saj merret qum\u00ebshti, leshi, mishi, qengjat dhe l\u00ebkura. Lop\u00ebt prodhonin qum\u00ebsht, mish, vi\u00e7a, p\u00ebr p\u00ebrdoreshin dhe si kafsh\u00eb pune, nga dhit\u00eb merrej qum\u00ebshti, mishi dhe l\u00ebkura, nd\u00ebrsa kuajt, mushkat dhe gomar\u00ebt mbaheshin p\u00ebr pun\u00eb pa t\u00eb cilat jeta n\u00eb fshat nuk mund t\u00eb imagjinohej. Gjithashtu, produktet shtazore shiteshin ose shk\u00ebmbeheshin n\u00eb natyr\u00eb, duke siguruar sende t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/span><\/p>\n<p><b>\u00a0<\/b><b>Shtigjet kulturore<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kur flitet p\u00ebr shtigjet kulturore n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, duhet t\u00eb p\u00ebrmendet se gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb ka pasur shum\u00eb ndikime t\u00eb ndryshme kulturore, dhe disa kan\u00eb zgjatur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 400 vjet. Sot ky rajon \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mozaik unik i epokave ilire, romake, bizantine, osmane, veneciane, austro-hungareze dhe jugosllave, dhe d\u00ebshmit\u00eb e k\u00ebsaj shkrirja mund t\u00eb shihen n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. K\u00ebshtu q\u00eb kur t\u00eb ndiqni n\u00eb shteg kulturor duhet ta dini se \u00e7ka t\u00eb prisni, dhe k\u00ebtu mund t\u00eb prisni shum\u00eb. Gjithashtu, shum\u00eb prej k\u00ebtyre shtigjeve jan\u00eb rrug\u00eb nd\u00ebrkufitare q\u00eb ju \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, Serbi, Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, Maqedoni t\u00eb Veriut apo edhe Kroaci, dhe ato shkrihen dhe lidhen me t\u00eb gjitha vendet fqinje n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjetim t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb Ballkanit. Ajo q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz sapo kan\u00eb filluar t\u00eb zbulojn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebria e k\u00ebtyre peizazheve &#8211; nga plazhet me r\u00ebr\u00eb t\u00eb Adriatikut tek vargmalet spektakolare t\u00eb Alpeve Dinarike dhe fshatrat e fshehur n\u00ebn majat me d\u00ebbor\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb shum\u00eb aktivitete t\u00eb ndryshme. <\/span><\/p>\n<\/div><\/div><div class=\"w-separator size_small\"><\/div><div class=\"w-grid type_masonry layout_gallery_default cols_6 with_isotope with_css_animation\" id=\"us_grid_1\" data-filterable=\"true\"><style>#us_grid_1 .w-grid-item{padding:5px}#us_grid_1 .w-grid-list{margin:-5px -5px 5px}.w-grid + #us_grid_1 .w-grid-list{margin-top:5px}@media (max-width:1199px){#us_grid_1 .w-grid-item{width:33.3333%}}@media (max-width:899px){#us_grid_1 .w-grid-item{width:50.0000%}}@media (max-width:599px){#us_grid_1 .w-grid-list{margin:0}#us_grid_1 .w-grid-item{width:100.0000%;padding:0;margin-bottom:5px}}.layout_gallery_default .w-grid-item-h{}<\/style><div class=\"w-grid-list\">\t<article class=\"w-grid-item animate_fade off_autostart post-5796 attachment type-attachment status-inherit hentry\" data-id=\"5796\" style=\"animation-delay:0s\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t\t<a class=\"w-grid-item-anchor\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/CH-0004.jpg\" ref=\"magnificPopupGrid\" title=\"CH 0004\"><\/a>\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/CH-0004-600x600.jpg\" class=\"attachment-us_600_600_crop size-us_600_600_crop\" alt=\"\" \/><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item animate_fade off_autostart post-9557 attachment type-attachment status-inherit hentry\" data-id=\"9557\" style=\"animation-delay:0.1s\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t\t<a class=\"w-grid-item-anchor\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/PENTAX-K-5-02-10-2012-13-20-10-scaled.jpg\" ref=\"magnificPopupGrid\" title=\"PENTAX K-5 02-10-2012 13-20-10\"><\/a>\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/PENTAX-K-5-02-10-2012-13-20-10-600x600.jpg\" class=\"attachment-us_600_600_crop size-us_600_600_crop\" alt=\"\" \/><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item animate_fade off_autostart post-7744 attachment type-attachment status-inherit hentry\" data-id=\"7744\" style=\"animation-delay:0.2s\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t\t<a class=\"w-grid-item-anchor\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/IMG_2095-scaled.jpg\" ref=\"magnificPopupGrid\" title=\"IMG_2095\"><\/a>\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/IMG_2095-600x600.jpg\" class=\"attachment-us_600_600_crop size-us_600_600_crop\" alt=\"\" \/><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item animate_fade off_autostart post-9545 attachment type-attachment status-inherit hentry\" data-id=\"9545\" style=\"animation-delay:0.3s\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t\t<a class=\"w-grid-item-anchor\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/IMG_20181010_120750-1-scaled.jpg\" ref=\"magnificPopupGrid\" title=\"IMG_20181010_120750 (1)\"><\/a>\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/IMG_20181010_120750-1-600x600.jpg\" class=\"attachment-us_600_600_crop size-us_600_600_crop\" alt=\"\" \/><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item animate_fade off_autostart post-5374 attachment type-attachment status-inherit hentry\" data-id=\"5374\" style=\"animation-delay:0.4s\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t\t<a class=\"w-grid-item-anchor\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/DSC_5875-scaled.jpg\" ref=\"magnificPopupGrid\" title=\"North to West\"><\/a>\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/DSC_5875-600x600.jpg\" class=\"attachment-us_600_600_crop size-us_600_600_crop\" alt=\"\" \/><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item animate_fade off_autostart post-5790 attachment type-attachment status-inherit hentry\" data-id=\"5790\" style=\"animation-delay:0.5s\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t\t<a class=\"w-grid-item-anchor\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/CH-0001.jpg\" ref=\"magnificPopupGrid\" title=\"CH 0001\"><\/a>\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/07\/CH-0001-600x600.jpg\" class=\"attachment-us_600_600_crop size-us_600_600_crop\" alt=\"\" \/><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n<\/div><div class=\"w-grid-preloader\"><div class=\"g-preloader type_1\">\r\n\t<div><\/div>\r\n<\/div>\r\n<\/div>\t\t<div class=\"g-loadmore \">\r\n\t\t\t<div class=\"g-preloader type_1\">\r\n\t\t\t\t<div><\/div>\r\n\t\t\t<\/div>\r\n\t\t\t<a class=\"w-btn us-btn-style_1\" href=\"javascript:void(0)\">\r\n\t\t\t\t<span class=\"w-btn-label\">Load More<\/span>\r\n\t\t\t<\/a>\r\n\t\t<\/div>\r\n\t\t\t<div class=\"w-grid-json hidden\" onclick='return {&quot;action&quot;:&quot;us_ajax_grid&quot;,&quot;ajax_url&quot;:&quot;https:\\\/\\\/accursed-mountains.me\\\/wp-admin\\\/admin-ajax.php&quot;,&quot;infinite_scroll&quot;:true,&quot;max_num_pages&quot;:3,&quot;pagination&quot;:&quot;ajax&quot;,&quot;permalink_url&quot;:&quot;https:\\\/\\\/accursed-mountains.me\\\/sq\\\/wp-json\\\/wp\\\/v2\\\/pages\\\/7754\\\/&quot;,&quot;template_vars&quot;:{&quot;columns&quot;:&quot;6&quot;,&quot;exclude_items&quot;:&quot;none&quot;,&quot;img_size&quot;:&quot;default&quot;,&quot;ignore_items_size&quot;:false,&quot;items_layout&quot;:&quot;gallery_default&quot;,&quot;items_offset&quot;:&quot;1&quot;,&quot;load_animation&quot;:&quot;fade&quot;,&quot;overriding_link&quot;:&quot;popup_post_image&quot;,&quot;post_id&quot;:7754,&quot;query_args&quot;:{&quot;post_type&quot;:[&quot;attachment&quot;],&quot;post__in&quot;:[&quot;4724&quot;,&quot;4725&quot;,&quot;4726&quot;,&quot;4727&quot;,&quot;4728&quot;,&quot;5965&quot;,&quot;4344&quot;,&quot;7743&quot;,&quot;7746&quot;,&quot;9541&quot;,&quot;9544&quot;,&quot;9547&quot;,&quot;9550&quot;,&quot;9553&quot;,&quot;9556&quot;,&quot;9559&quot;,&quot;9563&quot;,&quot;9566&quot;],&quot;post_status&quot;:&quot;inherit&quot;,&quot;post_mime_type&quot;:&quot;image&quot;,&quot;posts_per_page&quot;:&quot;6&quot;},&quot;orderby_query_args&quot;:{&quot;orderby&quot;:&quot;RAND(1517103880)&quot;},&quot;type&quot;:&quot;masonry&quot;,&quot;us_grid_ajax_index&quot;:1,&quot;us_grid_filter_params&quot;:null,&quot;us_grid_index&quot;:1,&quot;_us_grid_post_type&quot;:&quot;attachment&quot;,&quot;lang&quot;:&quot;sq&quot;}}'><\/div>\r\n\t<\/div><\/div><\/div><\/div><\/div><\/div><\/section>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"","protected":false},"author":1,"featured_media":9551,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"footnotes":""},"class_list":["post-7754","page","type-page","status-publish","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/7754","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7754"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/7754\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9571,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/pages\/7754\/revisions\/9571"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7754"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}