{"id":9423,"date":"2021-06-29T18:10:14","date_gmt":"2021-06-29T18:10:14","guid":{"rendered":"http:\/\/accursed-mountains.me\/four-day-trip-accursed-mountains-montenegro-and-kosovo\/"},"modified":"2021-08-18T11:51:44","modified_gmt":"2021-08-18T11:51:44","slug":"udhepershkrim-kater-ditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-kater-ditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/","title":{"rendered":"Udh\u00ebp\u00ebrshkrim kat\u00ebr-ditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova"},"content":{"rendered":"<section class=\"l-section wpb_row height_medium\"><div class=\"l-section-h i-cf\"><div class=\"g-cols cols_1 laptops-cols_inherit tablets-cols_1 mobiles-cols_1 valign_top\"><div class=\"vc_col-sm-12 wpb_column vc_column_container\"><div class=\"vc_column-inner\"><div class=\"wpb_wrapper\"><div class=\"wpb_text_column\"><div class=\"wpb_wrapper\"><p>Vizita n\u00eb zon\u00ebn e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna do t\u055aju k\u00ebnaq\u00eb n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra. Peizazhi spektakolar bjeshkor, ngjitjet emocionuese dhe rutat tjera bjeshkore shum\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb t\u00eb qasshme njer\u00ebzve t\u00eb gjitha grupmoshave, aft\u00ebsive dhe q\u00ebndrimeve.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb monumente historike dhe vendbanime t\u00eb vjetra magjepse q\u00eb mund t\u00eb hulumtoni. Nga aspekti kulturo-historik, kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb llojllojshme t\u00eb Evrop\u00ebs. K\u00ebtu takohen dhe g\u00ebrshetohen kulturat dhe religjionet e ndryshme, ato ortodokse, myslimane dhe katolike.<\/p>\n<p>Kemi krijuar p\u00ebr ju k\u00ebt\u00eb plan kat\u00ebr-ditor t\u00eb udh\u00ebtimit me q\u00ebllim q\u00eb t\u055aua zbulojm\u00eb disa nga sekretet m\u00eb t\u00eb ruajtura t\u00eb k\u00ebsaj zone nd\u00ebrkufitare midis Malit t\u00eb Zi dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<h4>DITA I<\/h4>\n<p>Ardhja n\u00eb Plav\u00eb n\u00eb or\u00ebt e pasdites.<\/p>\n<h6>Vizita e Kull\u00ebs s\u00eb Rexhepagiqeve<\/h6>\n<p>\u00cbsht\u00eb e njohur se Kulla e Rexhepagiqeve \u00ebsht\u00eb monument kulturor komb\u00ebtar, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebshtr\u00eb nj\u00eb nga objektet e vjetra m\u00eb t\u00eb pikturuara n\u00eb Mal t\u00eb Zi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shembull i bukur i arkitektur\u00ebs tradicionale lokale dhe e banimit. Artefaktet e ruajtura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb piktoreske mund t\u00eb tregojn\u00eb stilin e jetes\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre trevave n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<h6>Vizita e Kopshtit botanik Vellemun<\/h6>\n<p>Kopshti Velemun \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1993 n\u00eb deponie lokale. Sot ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oaz\u00eb e vog\u00ebl dhe piktoreske plot\u00eb me bim\u00eb autoktone. Gjithsej n\u00eb kopsht mund t\u00eb v\u00ebrehen mbi 350 lloj\u00eb bim\u00ebsh, q\u00eb jan\u00eb afro 12% nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i llojeve biore n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Themeluesi i dhe pronari i pasionuar i kopshit me shum\u00eb dashuri dhe devotshm\u00ebri i bashkon, i ruan, i prezanton dhe i sh\u00ebnon bim\u00ebt. Shumic\u00ebn i ka sjell\u00eb nga bjeshk\u00ebt p\u00ebrreth.<\/p>\n<h6>Sh\u00ebtitja rreth Liqenit t\u00eb Plav\u00ebs<\/h6>\n<p>Liqeni i Plav\u00ebs \u00ebsht\u00eb liqeni akullnajor m\u00eb i madh n\u00eb mal t\u00eb Zi. P\u00ebr shkak t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb tij dhe prurjeve t\u00eb ujit nga burimet e af\u00ebrta, uji i liqenit p\u00ebrt\u00ebrihet pothuajse \u00e7do kat\u00ebr dit\u00eb. Gjat\u00eb ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr notim dhe sporte t\u00eb tjera ujore (kajak, skafe, pedalin). Peizazhi tejet i bukur i t\u00ebrheq vizituesit n\u00eb \u00e7do stin\u00eb t\u00eb vitit. Liqeni \u00ebsht\u00eb po ashtu edhe vendi shumi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vrojtim t\u00eb shpend\u00ebve. Mund t\u00eb vrojtoni llojet specifike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, dhe disa prej tyre jan\u00eb: rosa e vendit, kryekuqja e mjem\u00eb, shapk\u00ebza e ujit, kredharaku i madh, zhyt\u00ebsi i vog\u00ebl, gata gri , karabullaku.<br \/>\nLiqeni ka qen\u00eb vend ku \u00ebsht\u00eb mbajtur Kampionati Evropian i peshkimit sportiv.<\/p>\n<p>Darka tradicionale vendase n\u00eb amvis\u00ebri fshatare Saviq n\u00eb fshatin Pepiq, n\u00eb rreze t\u00eb bjeshk\u00ebs s\u00eb Visitorit, 7 km nga Liqeni i Plav\u00ebs. Kjo amvis\u00ebri prodhon djathin, mjaltin, xhemin dhe specialitetet tjera t\u00eb veta shum\u00eb t\u00eb shijshme.<\/p>\n<h6>Boronicat dhe Bjeshk\u00ebt e Nemuna<\/h6>\n<p>\u00cbsht\u00eb e njohur se Bjeshk\u00ebt e Nemuna jan\u00eb nj\u00eb nga plantacionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha natyrore t\u00eb boronicave n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr nder t\u00eb boronic\u00ebs organizohen festimet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn nd\u00ebrkufitare. Gjat\u00eb muajit korrik n\u00eb Plav\u00eb mbahet festivali i famsh\u00ebm \u201cDit\u00ebt e boronic\u00ebs\u201d<\/p>\n<h4>DITA II<\/h4>\n<h6>Ardhja n\u00eb lugin\u00ebn e G\u00ebrbaj\u00ebs<\/h6>\n<p>Lugina e G\u00ebrbaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb lugin\u00eb alpine tep\u00ebr e bukur, nj\u00eb nga peizazhet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Parkut komb\u00ebtar Bjeshk\u00ebt e Nemun. Sh\u00ebtitja n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb lugin\u00eb i zbulon disa \u00e7udi t\u00eb natyr\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb \u201cDera e zbraz\u00ebt\u201d, formacioni nga guri i njohur si \u201cMacja q\u00eb e puth macen e vog\u00ebl\u201d, si dhe akullnaja e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Qendr\u00ebn informative t\u00eb Parkut komb\u00ebtar mund t\u00eb merren me qira bi\u00e7ikletat p\u00ebr vozitje piktoreske nga G\u00ebrbaja deri tek lugina e Ropojan\u00ebs. Nuancat e gjelbra t\u00eb peizazhit e paqojn\u00eb syrin. Lugina \u00ebsht\u00eb e rrethuar me bjeshk\u00ebt e mprehta gri q\u00eb shkojn\u00eb lart\u00eb gati deri n\u00eb qiell.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr fshatra p\u00ebrreth jan\u00eb disa amvis\u00ebri fshatare ku mund t\u00eb ndaloni dhe drekoni gjelle tradicionale t\u00eb shijshme. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb amvis\u00ebria Bojoviq, n\u00eb fshatin Grn\u00e7ar, ku mund t\u00eb shijoni gjell\u00ebt tradicionale, si dhe specialitetin \u2013 xhem karote vendit.<\/p>\n<p>Lugina e G\u00ebrbaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebnisja e mir\u00eb p\u00ebr disa shtigje bjeshkore q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsi. P\u00ebr shembull, mund t\u00eb vizitoni burimin \u201cOko Skakavice\u201d, gurr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna.<\/p>\n<p>Shtegu Vollushnica, po ashtu \u00ebsht\u00eb opsion atraktiv. Nj\u00eb nga shtigjet m\u00eb t\u00eb njohura bjeshkore n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Adhuruesit e historis\u00eb do t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebn duke k\u00ebrkuar gur\u00ebt e varrezave mesjetare n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb pash\u00ebs s\u00eb braktisur verore Vollushnica. Kjo gravur\u00eb e lasht\u00eb tregon luft\u00ebn e burrit dhe gruas me bish\u00ebn q\u00eb sulmon f\u00ebmij\u00ebn e tyre. Arkeolog\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e periudh\u00ebs s\u00eb neolitikut.<\/p>\n<p>Adhuruesit e natyr\u00ebs do t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr sh\u00ebtitje deri tek Kotllova dhe akullnaja m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku mund t\u00eb shihen disa lloje endemike bimore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Wulfenia blecicii.<br \/>\nVendi shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb lugin\u00ebn e G\u00ebrbaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb katundi Maja Karafil. Katundi e ka akomodimin dhe restorantin ku sh\u00ebrbejn\u00eb prodhimet e kuzhin\u00ebs tradicionale dhe pamje magjepse drejt amfiteatrit unik t\u00eb majave t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje mund t\u00eb pushoni n\u00eb lugin\u00ebn e G\u00ebrbaj\u00ebs. Lugina shum\u00eb e bukur \u00ebsht\u00eb vendi i mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebtitje, vrapim ose meditim t\u00eb mbr\u00ebmjes.<\/p>\n<h4>DITA III<\/h4>\n<p>Vajtja n\u00eb Kosov\u00eb<\/p>\n<p>Para se ta kaloni kufirin \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndaloni dhe t\u00eb pini kafe n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Rozhaj\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00ebse keni mjaft\u00eb koh\u00eb, ju rekomandojm\u00eb ecje t\u00eb shkurt deri tek bjeshka Hajlla q\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr livadhe shum\u00eb t\u00eb bukura dhe t\u00eb lul\u00ebzuara.<\/p>\n<h6>Vizita n\u00eb manastir t\u00eb De\u00e7anit<\/h6>\n<p>Manastiri i De\u00e7anit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s, nj\u00eb nga atraksionet m\u00eb t\u00eb pabesueshme kulturore dhe turistike n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nd\u00ebrkufitare midis Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Manastirin e ka themeluar mbreti Shtjefni i De\u00e7anit n\u00eb mes t\u00eb shekullit t\u00eb XIV. Muret e bukura t\u00eb kish\u00ebs t\u00eb dekoruara s\u00eb bashku me pasurin\u00eb tjet\u00ebr jan\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cKullahopping\u201d \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb unike q\u00eb mund ta provoni n\u00eb De\u00e7an. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn \u201ckullave\u201d, sht\u00ebpive tradicionale n\u00eb kulla, n\u00eb fshatrat Drenoc dhe Isniq. Disa kulla jan\u00eb t\u00eb specializuara p\u00ebr veprimtari t\u00eb caktuara, si p\u00ebr shembull p\u00ebr kulla e mullirit, ose Kulla e Osdautajve n\u00eb Isniq.<\/p>\n<p>Kulla e Osdautajve po ashtu ofron akomodim dhe nj\u00eb muze t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb veshjeve tradicionale dhe mjeteve bujq\u00ebsore. Aty mund t\u00eb njihni nj\u00eb nga zejtar\u00ebt e fundit i cili ruan tradit\u00ebn lokale unike t\u00eb endjes.<\/p>\n<h6>Dreka n\u00eb kull\u00eb n\u00eb Drenoc<\/h6>\n<p>Ecja e shkurt n\u00ebp\u00ebr bjeshk\u00ebt q\u00eb e rrethojn\u00eb De\u00e7anin, filluar nga Bjeshka e Bejlegut.<br \/>\nBjeshka e Belegut \u00ebsht\u00eb 24 km larg De\u00e7anit, por vlen p\u00ebr ta vizituar. Nga k\u00ebtu mund t\u00eb ecni deri tek Krsh Bleta ose madje edhe deri tek Maja e Madhe dhe t\u00eb k\u00ebnaqeni me peizazhe. Kjo ecje zgjat 2 deri n\u00eb 3 or\u00eb. Gjat\u00eb ver\u00ebs mund t\u00eb flini gjum\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga kasollet e thjeshta n\u00eb bjeshk\u00eb. Familjet mikprit\u00ebse dhe bujare t\u00eb \u00e7obaneve do t\u055aju ofrojn\u00eb nj\u00eb gjell\u00eb organike shum\u00eb t\u00eb shijshme. Dhe t\u00eb paharruesh\u00ebm!<\/p>\n<h4>DITA E IV<\/h4>\n<h6>Vizita e atraksioneve kryesore t\u00eb Pej\u00ebs<\/h6>\n<p>Peja ofron atraksione t\u00eb ndryshme turistike p\u00ebr adhuruesit e kultur\u00ebs dhe natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse jeni adhurues i kultur\u00ebs, ju rekomandojm\u00eb q\u00eb dit\u00ebn ta filloni:<\/p>\n<p>me vizit\u00eb Muzeut rajonal etnografik, sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb rind\u00ebrtuar dhe sistematizuar t\u00eb Tahir Beut n\u00eb Pej\u00eb, nj\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura mesjetare t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>me vizit\u00eb mullirit t\u00eb Haxhi Zek\u00ebs \u2013 mulliri ka qen\u00eb nd\u00ebrtesa m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Pje\u00eb n\u00eb koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar. Ka qen\u00eb mulliri i par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rrethin\u00eb ka pas teknologjin\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb sjell\u00eb nga Austria. N\u00eb fillim mulliri ka p\u00ebrdorur ujin si burim energjie, por shum\u00eb shpejt ka kaluar n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb rrym\u00ebs elektrike.<\/p>\n<p>Njohja me mjeshtret lokal\u00eb t\u00eb zejtaris\u00eb tradicionale<\/p>\n<p>Njohja me mjeshtrin e artizanatit q\u00eb ende i punon plisat tradicionale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb unike. Plisi \u00ebsht\u00eb kapele e bardh\u00eb nga leshi q\u00eb tradicionalisht mbahet n\u00eb Kosov\u00eb. Mbajtja e plisit k\u00ebrkon nj\u00eb devotshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Duhet t\u00eb mbahet i bardh\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs!<\/p>\n<p>Lart\u00ebsia e plisit dallon nga zona n\u00eb zon\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e veshjes tradicionale lokale. Konsiderohet se stili i tij vjen nga stili i ngjash\u00ebm q\u00eb e kishin Ilir\u00ebt.<\/p>\n<p>Mjeshtret e filigranit \u2013 jan\u00eb vet\u00ebm disa zejtar\u00eb q\u00eb n\u00eb Pej\u00ebn e Kosov\u00ebs e mbajn\u00eb tradit\u00ebn shekullore t\u00eb punimit me dor\u00eb t\u00eb stolis\u00eb filigrani. Zejtar\u00ebt me or\u00eb t\u00eb tera i punojn\u00eb fijet argjendi n\u00eb gjerdane, vath\u00eb, unaza, byzylyk\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e rralla t\u00eb Evrop\u00ebs ku ende ekziston kjo tradit\u00eb e punimit t\u00eb stolive n\u00eb form\u00eb t\u00eb dantellave. N\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn kjo zon\u00eb ka pas minierat e veta t\u00eb argjendit, dhe zejtar\u00ebt kan\u00eb pas shum\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para p\u00ebr t\u055ai punuar. Tani kryesisht importohet, por filigrani ende e mban vendin e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb ceremoniale tradicionale martesore.<\/p>\n<p>N\u00ebse jeni adhurues i natyr\u00ebs ose aventurist, ndoshta nj\u00eb m\u00ebngjes mund ta kaloni n\u00eb lugin\u00ebn e Rugov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kanioni i Rugov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendi me bukuri t\u00eb madhe natyrore. Konsiderohet si nj\u00eb nga kanionet m\u00eb t\u00eb gjata dhe m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb Evrop\u00ebs, dhe arrin thell\u00ebsin\u00eb deri n\u00eb 1000 metra.<\/p>\n<p>Kanioni \u00ebsht\u00eb shpallur p\u00ebr zon\u00eb t\u00eb mbrojtur n\u00eb kategori monument i natyr\u00ebs p\u00ebr cil\u00ebsi t\u00eb veta gjeologjike, speleologjike dhe botanike. Me mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr alpiniz\u00ebm, me \u201cUr\u00eb Tibetiane\u201d mahnit\u00ebse (gjat\u00ebsie 41 m, dhe lart\u00ebsie 60 m), me zip-line dhe via-ferat spektakolare, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr adhuruesit e natyr\u00ebs dhe aventurist\u00ebt. Vizitoni organizat\u00ebn turistike n\u00eb Pej\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacione.<\/p>\n<h6>Nisja p\u00ebr Gjakov\u00eb<\/h6>\n<p>Udh\u00ebtimi i shkurt n\u00ebp\u00ebr Rrafshin e Dukagjinit do t\u055aju \u00e7oj\u00eb deri tek Gjakova. Rrafshi mbulon 35% t\u00eb gjith\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb kombinim me klim\u00ebn e but\u00eb mesdhetare, ky truall i frytsh\u00ebm ofron mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr prodhim t\u00eb ver\u00ebs, kultivim t\u00eb perimeve, pem\u00ebve t\u00eb g\u00ebshtenjave dhe t\u00eb bajameve. Kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb pasur me pemishte t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Rasti i pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit n\u00eb rrafshin bot\u00ebror ishin rasti i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar edhe m\u00eb tep\u00ebr prodhimin e ushqimit vendas. N\u00eb restorantin Jupa\u2019s n\u00eb tavolin\u00ebn tuaj do t\u00eb sjellin t\u00eb gjitha shijet lokale.<\/p>\n<h6>Sh\u00ebtitja n\u00ebp\u00ebr qytetin e vjet\u00ebr t\u00eb Gjakov\u00ebs<\/h6>\n<p>Zbulimin e qytetit mund ta filloni me vizit\u00eb t\u00eb atraksioneve kryesore t\u00eb qytetit, si\u00e7 jan\u00eb: ura e Tabakut dhe kompleksi i xhamis\u00eb Hadumi, duke p\u00ebrfshir\u00eb librarin\u00eb e pasur. Qyteti i vjet\u00ebr i Gjakov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendi shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr tu shoq\u00ebruar. Qoft\u00eb p\u00ebr kafe t\u00eb m\u00ebngjesit, drek\u00eb ose sh\u00ebtitje n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb dark\u00ebs, qyteti i vjet\u00ebr kurr\u00eb nuk ju zhg\u00ebnjen. Vendasit jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr humorin unik. Gjat\u00eb ver\u00ebs k\u00ebtu mbahet festivali i stand-up komedis\u00eb. Edhe n\u00ebse i vog\u00ebl, qyteti i Gjakov\u00ebs din\u00eb se si t\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<h6>Akomodimi n\u00eb hotelin \u00c7arshia e Jupave Inn<\/h6>\n<p>Hoteli \u00c7arshia e Jupave \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Gjakov\u00ebs, me p\u00ebrzierje magjike t\u00eb s\u00eb vjetr\u00ebs dhe bashk\u00ebkohores. Hoteli e ka mbajtur karakterin tradicional, me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb dizajnit t\u00eb ngroht\u00eb bashk\u00ebkohor. Ky hotel ekskluziv \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim perfekt i artit dhe dizajnit: jo vet\u00ebm me brend\u00ebsi t\u00eb vet\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr arsye t\u00eb veprave t\u00eb artit, por edhe p\u00ebr arsye t\u00eb lokacionit t\u00eb vet\u00eb, aq af\u00ebr zemr\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qytetit.<\/p>\n<\/div><\/div><div class=\"w-separator size_medium\"><\/div><div class=\"w-grid type_grid layout_3807 cols_3 valign_center overflow_hidden\" id=\"us_grid_1\" data-filterable=\"true\"><style>#us_grid_1 .w-grid-item{padding:1.5rem}#us_grid_1 .w-grid-list{margin:-1.5rem -1.5rem 1.5rem}.w-grid + #us_grid_1 .w-grid-list{margin-top:1.5rem}@media (max-width:899px){#us_grid_1 .w-grid-item{width:50.0000%}}@media (max-width:599px){#us_grid_1 .w-grid-list{margin:0}#us_grid_1 .w-grid-item{width:100.0000%;padding:0;margin-bottom:1.5rem}}.layout_3807 .w-grid-item-h{background:#333;border-radius:0.6rem;z-index:3;box-shadow:0 0.03rem 0.06rem rgba(0,0,0,0.1),0 0.10rem 0.30rem rgba(0,0,0,0.1);transition-duration:0.3s}.no-touch .layout_3807 .w-grid-item-h:hover{box-shadow:0 0.12rem 0.24rem rgba(0,0,0,0.1),0 0.40rem 1.20rem rgba(0,0,0,0.15);z-index:4}.layout_3807 .usg_post_image_1{transition-duration:0.3s;transform-origin:50% 50%;transform:scale(1) translate(0%,0%)}.layout_3807 .w-grid-item-h:hover .usg_post_image_1{transform:scale(1.15) translate(0%,0%);opacity:0.7}.layout_3807 .usg_vwrapper_1{position:absolute!important;right:0!important;bottom:0!important;left:0!important;background:linear-gradient(transparent,rgba(30,30,30,0.8))!important;padding:15% 7% 7% 7%!important}.layout_3807 .usg_post_taxonomy_1{font-weight:700!important;text-transform:uppercase!important;font-size:9px!important;margin-bottom:0.5rem!important}.layout_3807 .usg_post_title_1{color:#ffffff!important;font-weight:700!important;font-size:1.2rem!important}<\/style><div class=\"w-grid-list\">\t<article class=\"w-grid-item size_1x1 post-9418 post type-post status-publish format-standard has-post-thumbnail hentry category-itinerary-sq tag-cross-border-routes-sq\" data-id=\"9418\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njeditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\" aria-label=\"Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/shutterstock_1354905986-600x600.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" \/><\/a><\/div><div class=\"w-vwrapper usg_vwrapper_1 align_left valign_top\"><h6 class=\"w-post-elm post_title usg_post_title_1 entry-title color_link_inherit has_text_color\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njeditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\">Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova<\/a><\/h6><div class=\"w-post-elm post_taxonomy usg_post_taxonomy_1 style_badge color_link_inherit\"><a class=\"w-btn us-btn-style_badge\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/category\/itinerary-sq\/\"><span class=\"w-btn-label\">Itinerary<\/span><\/a><\/div><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item size_1x1 post-9427 post type-post status-publish format-standard has-post-thumbnail hentry category-itinerary-sq tag-cross-border-routes-sq\" data-id=\"9427\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njejavor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\" aria-label=\"Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebjavor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/PENTAX-K-5-20-05-2012-12-07-47-600x600.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" \/><\/a><\/div><div class=\"w-vwrapper usg_vwrapper_1 align_left valign_top\"><h6 class=\"w-post-elm post_title usg_post_title_1 entry-title color_link_inherit has_text_color\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njejavor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\">Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebjavor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova<\/a><\/h6><div class=\"w-post-elm post_taxonomy usg_post_taxonomy_1 style_badge color_link_inherit\"><a class=\"w-btn us-btn-style_badge\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/category\/itinerary-sq\/\"><span class=\"w-btn-label\">Itinerary<\/span><\/a><\/div><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item size_1x1 post-9423 post type-post status-publish format-standard has-post-thumbnail hentry category-itinerary-sq tag-cross-border-routes-sq\" data-id=\"9423\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-kater-ditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\" aria-label=\"Udh\u00ebp\u00ebrshkrim kat\u00ebr-ditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/PENTAX-K20D-14-05-2011-12-31-27-600x600.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" \/><\/a><\/div><div class=\"w-vwrapper usg_vwrapper_1 align_left valign_top\"><h6 class=\"w-post-elm post_title usg_post_title_1 entry-title color_link_inherit has_text_color\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-kater-ditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\">Udh\u00ebp\u00ebrshkrim kat\u00ebr-ditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova<\/a><\/h6><div class=\"w-post-elm post_taxonomy usg_post_taxonomy_1 style_badge color_link_inherit\"><a class=\"w-btn us-btn-style_badge\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/category\/itinerary-sq\/\"><span class=\"w-btn-label\">Itinerary<\/span><\/a><\/div><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n<\/div><div class=\"w-grid-preloader\"><div class=\"g-preloader type_1\">\r\n\t<div><\/div>\r\n<\/div>\r\n<\/div>\t<div class=\"w-grid-json hidden\" onclick='return {&quot;action&quot;:&quot;us_ajax_grid&quot;,&quot;ajax_url&quot;:&quot;https:\\\/\\\/accursed-mountains.me\\\/wp-admin\\\/admin-ajax.php&quot;,&quot;infinite_scroll&quot;:0,&quot;max_num_pages&quot;:1,&quot;pagination&quot;:&quot;infinite&quot;,&quot;permalink_url&quot;:&quot;https:\\\/\\\/accursed-mountains.me\\\/sq\\\/wp-json\\\/wp\\\/v2\\\/posts\\\/9423\\\/&quot;,&quot;template_vars&quot;:{&quot;columns&quot;:&quot;3&quot;,&quot;exclude_items&quot;:&quot;none&quot;,&quot;img_size&quot;:&quot;default&quot;,&quot;ignore_items_size&quot;:false,&quot;items_layout&quot;:&quot;3807&quot;,&quot;items_offset&quot;:&quot;1&quot;,&quot;load_animation&quot;:&quot;none&quot;,&quot;overriding_link&quot;:&quot;none&quot;,&quot;post_id&quot;:9423,&quot;query_args&quot;:{&quot;post_type&quot;:[&quot;post&quot;],&quot;tax_query&quot;:[{&quot;taxonomy&quot;:&quot;category&quot;,&quot;field&quot;:&quot;slug&quot;,&quot;terms&quot;:[&quot;itinerary-sq&quot;]}],&quot;post_status&quot;:[&quot;publish&quot;],&quot;posts_per_page&quot;:&quot;10&quot;},&quot;orderby_query_args&quot;:{&quot;orderby&quot;:&quot;RAND(219344917)&quot;},&quot;type&quot;:&quot;grid&quot;,&quot;us_grid_ajax_index&quot;:1,&quot;us_grid_filter_params&quot;:null,&quot;us_grid_index&quot;:1,&quot;_us_grid_post_type&quot;:&quot;post&quot;,&quot;lang&quot;:&quot;sq&quot;}}'><\/div>\r\n\t<\/div><\/div><\/div><\/div><\/div><\/div><\/section>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Vizita n\u00eb zon\u00ebn e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna do t\u055aju k\u00ebnaq\u00eb n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra. Peizazhi spektakolar bjeshkor, ngjitjet emocionuese dhe rutat tjera bjeshkore shum\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb t\u00eb qasshme njer\u00ebzve t\u00eb gjitha grupmoshave, aft\u00ebsive dhe q\u00ebndrimeve. Ka shum\u00eb monumente historike dhe vendbanime t\u00eb vjetra magjepse q\u00eb mund t\u00eb hulumtoni. Nga aspekti kulturo-historik, kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb...","protected":false},"author":1,"featured_media":5154,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[129],"class_list":["post-9423","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-itinerary-sq","tag-cross-border-routes-sq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9423","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9423"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9423\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9426,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9423\/revisions\/9426"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9423"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9423"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9423"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}