{"id":9427,"date":"2021-06-29T18:22:29","date_gmt":"2021-06-29T18:22:29","guid":{"rendered":"http:\/\/accursed-mountains.me\/one-week-trip-the-accursed-mountains-montenegro-and-kosovo\/"},"modified":"2021-08-18T12:00:43","modified_gmt":"2021-08-18T12:00:43","slug":"udhepershkrim-njejavor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njejavor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/","title":{"rendered":"Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebjavor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova"},"content":{"rendered":"<section class=\"l-section wpb_row height_medium\"><div class=\"l-section-h i-cf\"><div class=\"g-cols cols_1 laptops-cols_inherit tablets-cols_1 mobiles-cols_1 valign_top\"><div class=\"vc_col-sm-12 wpb_column vc_column_container\"><div class=\"vc_column-inner\"><div class=\"wpb_wrapper\"><div class=\"wpb_text_column\"><div class=\"wpb_wrapper\"><p>Vizita n\u00eb zon\u00ebn e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna do t\u055aju k\u00ebnaq\u00eb n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra. Peizazhi spektakolar bjeshkor, ngjitjet emocionuese dhe rutat tjera bjeshkore shum\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb t\u00eb qasshme njer\u00ebzve t\u00eb gjitha grupmoshave, aft\u00ebsive dhe q\u00ebndrimeve.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb monumente historike dhe vendbanime t\u00eb vjetra magjepse q\u00eb mund t\u00eb hulumtoni. Nga aspekti kulturo-historik, kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb llojllojshme t\u00eb Evrop\u00ebs. K\u00ebtu takohen dhe g\u00ebrshetohen kulturat dhe religjionet e ndryshme, ato ortodokse, myslimane dhe katolike.<\/p>\n<p>Kemi krijuar p\u00ebr ju k\u00ebt\u00eb plan kat\u00ebr-ditor t\u00eb udh\u00ebtimit me q\u00ebllim q\u00eb t\u055aua zbulojm\u00eb disa nga sekretet m\u00eb t\u00eb ruajtura t\u00eb k\u00ebsaj zone nd\u00ebrkufitare midis Malit t\u00eb Zi dhe Kosov\u00ebs.<\/p>\n<h4>DITA I<\/h4>\n<p>Ardhja n\u00eb Plav\u00eb n\u00eb or\u00ebt e pasdites.<\/p>\n<h6>Vizita e Kull\u00ebs s\u00eb Rexhepagiqeve.<\/h6>\n<p>\u00cbsht\u00eb e njohur se Kulla e Rexhepagiqeve \u00ebsht\u00eb monument kulturor komb\u00ebtar, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebshtr\u00eb nj\u00eb nga objektet e vjetra m\u00eb t\u00eb pikturuara n\u00eb Mal t\u00eb Zi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shembull i bukur i arkitektur\u00ebs tradicionale lokale dhe e banimit. Artefaktet e ruajtura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb piktoreske mund t\u00eb tregojn\u00eb stilin e jetes\u00ebs s\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre trevave n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn.<\/p>\n<h6>Sh\u00ebtitja rreth Liqenit t\u00eb Plav\u00ebs<\/h6>\n<p>Liqeni i Plav\u00ebs \u00ebsht\u00eb liqeni akullnajor m\u00eb i madh n\u00eb mal t\u00eb Zi. P\u00ebr shkak t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb tij dhe prurjeve t\u00eb ujit nga burimet e af\u00ebrta, uji i liqenit p\u00ebrt\u00ebrihet pothuajse \u00e7do kat\u00ebr dit\u00eb. Gjat\u00eb ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr notim dhe sporte t\u00eb tjera ujore (kajak, skafe, pedalin). Peizazhi tejet i bukur i t\u00ebrheq vizituesit n\u00eb \u00e7do stin\u00eb t\u00eb vitit. Liqeni \u00ebsht\u00eb po ashtu edhe vendi shumi i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vrojtim t\u00eb shpend\u00ebve. Mund t\u00eb vrojtoni llojet specifike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, dhe disa prej tyre jan\u00eb: rosa e vendit, kryekuqja e mjem\u00eb, shapk\u00ebza e ujit, kredharaku i madh, zhyt\u00ebsi i vog\u00ebl, gata gri , karabullaku.<br \/>\nLiqeni ka qen\u00eb vend ku \u00ebsht\u00eb mbajtur Kampionati Evropian i peshkimit sportiv.<\/p>\n<p>Darka tradicionale vendase n\u00eb amvis\u00ebri fshatare Saviq n\u00eb fshatin Pepiq, n\u00eb rreze t\u00eb bjeshk\u00ebs s\u00eb Visitorit, 7 km nga Liqeni i Plav\u00ebs. Kjo amvis\u00ebri prodhon djathin, mjaltin, xhemin dhe specialitetet tjera t\u00eb veta shum\u00eb t\u00eb shijshme.<\/p>\n<h6>Boronicat dhe Bjeshk\u00ebt e Nemuna<\/h6>\n<p>\u00cbsht\u00eb e njohur se Bjeshk\u00ebt e Nemuna jan\u00eb nj\u00eb nga plantacionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha natyrore t\u00eb boronicave n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr nder t\u00eb boronic\u00ebs organizohen festimet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn nd\u00ebrkufitare. Gjat\u00eb muajit korrik n\u00eb Plav\u00eb mbahet festivali i famsh\u00ebm \u201cDit\u00ebt e boronic\u00ebs\u201d<\/p>\n<h4>DITA II<\/h4>\n<h6>Vizita e Kopshtit botanik Vellemun<\/h6>\n<p>Kopshti Velemun \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1993 n\u00eb deponie lokale. Sot ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oaz\u00eb e vog\u00ebl dhe piktoreske plot\u00eb me bim\u00eb autoktone. Gjithsej n\u00eb kopsht mund t\u00eb v\u00ebrehen mbi 350 lloj\u00eb bim\u00ebsh, q\u00eb jan\u00eb afro 12% nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i llojeve biore n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Themeluesi i dhe pronari i pasionuar i kopshit me shum\u00eb dashuri dhe devotshm\u00ebri i bashkon, i ruan, i prezanton dhe i sh\u00ebnon bim\u00ebt. Shumic\u00ebn i ka sjell\u00eb nga bjeshk\u00ebt p\u00ebrreth.<\/p>\n<h6>Sh\u00ebtitje n\u00ebp\u00ebr majat e akullnajave<\/h6>\n<p>Edhe n\u00ebse \u201eMajat e Ballkanit\u201c (www.peaksofthebalkans.com) jan\u00eb ruta m\u00eb e njohur bjeshkore q\u00eb t\u00ebrheq vizituesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb, mund t\u00eb provoni edhe ecjen e ngadalt\u00eb n\u00ebp\u00ebr \u201eMajat e akullnajave t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna\u201c p\u00ebr t\u00eb ndjej\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn q\u00eb ju ofron vizita n\u00eb k\u00ebt\u00eb bjeshk\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo rut\u00eb qarkore q\u00eb \u00ebsht\u00eb prezantuar para pak kohe n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vet\u00eb p\u00ebrputhet me \u201cMajat e Ballkanit\u201d. Popullsia lokale tashm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb shteg p\u00ebr ecje nga plava deri n\u00eb Vradisht\u00eb. Pas Vradisht\u00ebs, shtegu kthehet p\u00ebrmes Zavrsh\u00ebs deri tek pika e vrojtimit Quluntra, dhe pastaj ulet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Plav\u00ebs, deri tek Kulla e Rexhepagiqeve.<\/p>\n<p>Diku n\u00eb mesin e shtegut, menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet si \u201crruga e k\u00ebrpudhave dhe bim\u00ebve sh\u00ebruese\u201d drejt Budovic\u00ebs, amvis\u00ebria fshatare Feratoviq \u00ebsht\u00eb vendi shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushuar dhe p\u00ebr t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb drekt\u00eb t\u00eb bollshme.<\/p>\n<h6>Kaloni nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb t\u00ebban\u00eb<\/h6>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar Bjeshk\u00ebt e nemuna, duhet ta kaloni nj\u00eb nat\u00eb n\u00ebn yje n\u00eb t\u00ebban\u00eb. T\u00ebbanat jan\u00eb kasollet \u00e7oban\u00ebsh, por sot jan\u00eb kasolle autentike q\u00eb ofrohen turisteve.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00eb drejt Liqenit t\u00eb Hridit ju rekomandojm\u00eb T\u00ebban\u00ebn e Shoqat\u00ebs sportive alpiniste Hrid, T\u00ebban\u00ebn Gradine dhe Samel\u2019s Cottage (T\u00ebbana Bajrovica).<\/p>\n<p>Aty jan\u00eb edhe guidet bjeshkatar\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb i rekomandojm\u00eb: Ahmet Rekoviq, Dino Mullamekiq, Semir Kardoviq dhe Enes Dreshkoviq.<\/p>\n<h6>Si e kan\u00eb marr\u00eb emrin Bjeshk\u00ebt e Nemuna?<\/h6>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr lidhen disa legjenda. Nj\u00eb legjend\u00eb thot\u00eb se ishin tre v\u00ebllez\u00ebr q\u00eb jan\u00eb dashuruar n\u00eb nj\u00eb zan\u00eb, e cila ishte e p\u00ebrfolur si m\u00eb e bukura. P\u00ebr shkak t\u00eb xhelozis\u00eb, n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb e saj, tre v\u00ebllez\u00ebr kan\u00eb humbur jet\u00ebn. Ky lajm i tmerrsh\u00ebm ka ardhur deri tek n\u00ebna e tyre, e cila, e trishtuar, ka filluar ta k\u00ebrkoj\u00eb zan\u00ebn. N\u00eb fund e ka gjetur dhe e ka n\u00ebmur p\u00ebr arsye t\u00eb dhimbjes q\u00eb ia ka shkaktuar familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<h4>DITA III<\/h4>\n<h6>Ecja n\u00eb m\u00ebngjes deri tek liqeni Hrid<\/h6>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ecje n\u00ebp\u00ebr pyll halor\u00eb n\u00eb shteg shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar. Disa legjenda tregojn\u00eb p\u00ebr bukurin\u00eb e liqenit Hrid. Nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb njohurat \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb thot\u00eb se aty lahen zanat e malit. Liqeni \u00ebsht\u00eb i qassh\u00ebm kryesisht q\u00eb nga qershori deri n\u00eb n\u00ebntor. N\u00eb muaj t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb i qassh\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr zanat.<\/p>\n<p>Dreka n\u00eb amvis\u00ebrin\u00eb fshatare Rexhematoviq do t\u055aju jap energji pas k\u00ebsaj ecjeje. Aty po ashtu mund t\u00eb m\u00ebsoni se si b\u00ebhet djathi dhe mund t\u00eb ndihmoni n\u00eb gatimin e gjell\u00ebve tradicionale ose mund t\u00eb merreni me kal\u00ebrim.<br \/>\nPastaj, koha \u00ebsht\u00eb t\u00eb nisemi drejt Gucis\u00eb dhe Vuthajve.<\/p>\n<h6>Vizita e burimeve t\u00eb Ali Pash\u00ebs<\/h6>\n<p>Burimet e kan\u00eb marr\u00eb emrin sipas Ali Pash\u00ebs s\u00eb Gucis\u00eb.<br \/>\n\u201eN\u00eb ambientin magjeps, n\u00eb idile t\u00eb rrezeve t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna, k\u00ebto burime gurore jan\u00eb vendi ideal p\u00ebr piknik. Vendasit i lavd\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb ujit t\u00eb burimeve, pasi gjoja \u00ebsht\u00eb i pasur me minerale terapeutike. Burimet jan\u00eb 5 minuta larg nga Gucia, ose 25 minuta ecje t\u00eb leht\u00eb.&#8221; (burimi: Lonely Planet).<\/p>\n<p>I vendosur n\u00eb lugin\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, Eko Katundi Rosi \u00ebsht\u00eb vendi ii bukur p\u00ebr tu akomoduar dhe p\u00ebr t\u00eb kaluar nat\u00ebn.<\/p>\n<h4>DITA IV<\/h4>\n<h6>Ardhja n\u00eb lugin\u00ebn e G\u00ebrbaj\u00ebs<\/h6>\n<p>Lugina e G\u00ebrbaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb lugin\u00eb alpine tep\u00ebr e bukur, nj\u00eb nga peizazhet m\u00eb t\u00eb njohura t\u00eb Parkut komb\u00ebtar Bjeshk\u00ebt e Nemun. Sh\u00ebtitja n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb lugin\u00eb i zbulon disa \u00e7udi t\u00eb natyr\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb \u201cDera e zbraz\u00ebt\u201d, formacioni nga guri i njohur si \u201cMacja q\u00eb e puth macen e vog\u00ebl\u201d, si dhe akullnaja e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Qendr\u00ebn informative t\u00eb Parkut komb\u00ebtar mund t\u00eb merren me qira bi\u00e7ikletat p\u00ebr vozitje piktoreske nga G\u00ebrbaja deri tek lugina e Ropojan\u00ebs. Nuancat e gjelbra t\u00eb peizazhit e paqojn\u00eb syrin. Lugina \u00ebsht\u00eb e rrethuar me bjeshk\u00ebt e mprehta gri q\u00eb shkojn\u00eb lart\u00eb gati deri n\u00eb qiell.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr fshatra p\u00ebrreth jan\u00eb disa amvis\u00ebri fshatare ku mund t\u00eb ndaloni dhe drekoni gjelle tradicionale t\u00eb shijshme. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb amvis\u00ebria Bojoviq, n\u00eb fshatin Grn\u00e7ar, ku mund t\u00eb shijoni gjell\u00ebt tradicionale, si dhe specialitetin \u2013 xhem karote vendit.<\/p>\n<p>Lugina e G\u00ebrbaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebnisja e mir\u00eb p\u00ebr disa shtigje bjeshkore q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsi. P\u00ebr shembull, mund t\u00eb vizitoni burimin \u201cOko Skakavice\u201d, gurr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna.<\/p>\n<p>Shtegu Vollushnica, po ashtu \u00ebsht\u00eb opsion atraktiv. Nj\u00eb nga shtigjet m\u00eb t\u00eb njohura bjeshkore n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Adhuruesit e historis\u00eb do t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebn duke k\u00ebrkuar gur\u00ebt e varrezave mesjetare n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb pash\u00ebs s\u00eb braktisur verore Vollushnica. Kjo gravur\u00eb e lasht\u00eb tregon luft\u00ebn e burrit dhe gruas me bish\u00ebn q\u00eb sulmon f\u00ebmij\u00ebn e tyre. Arkeolog\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e periudh\u00ebs s\u00eb neolitikut.<\/p>\n<p>Adhuruesit e natyr\u00ebs do t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr sh\u00ebtitje deri tek Kotllova dhe akullnaja m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku mund t\u00eb shihen disa lloje endemike bimore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Wulfenia blecicii.<\/p>\n<p>Vendi shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb lugin\u00ebn e G\u00ebrbaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb katundi Maja Karafil. Katundi e ka akomodimin dhe restorantin ku sh\u00ebrbejn\u00eb prodhimet e kuzhin\u00ebs tradicionale dhe pamje magjepse drejt amfiteatrit unik t\u00eb majave t\u00eb Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna.<\/p>\n<p>N\u00eb mbr\u00ebmje mund t\u00eb pushoni n\u00eb lugin\u00ebn e G\u00ebrbaj\u00ebs. Lugina shum\u00eb e bukur \u00ebsht\u00eb vendi i mir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebtitje, vrapim ose meditim t\u00eb mbr\u00ebmjes.<\/p>\n<h4>DITA V<\/h4>\n<h6>Vajtja n\u00eb Kosov\u00eb<\/h6>\n<p>Para se ta kaloni kufirin \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndaloni dhe t\u00eb pini kafe n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Rozhaj\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00ebse keni mjaft\u00eb koh\u00eb, ju rekomandojm\u00eb ecje t\u00eb shkurt deri tek bjeshka Hajlla q\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr livadhe shum\u00eb t\u00eb bukura dhe t\u00eb lul\u00ebzuara.<\/p>\n<h6>Vizita n\u00eb manastir t\u00eb De\u00e7anit<\/h6>\n<p>Manastiri i De\u00e7anit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s, nj\u00eb nga atraksionet m\u00eb t\u00eb pabesueshme kulturore dhe turistike n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nd\u00ebrkufitare midis Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Manastirin e ka themeluar mbreti Shtjefni i De\u00e7anit n\u00eb mes t\u00eb shekullit t\u00eb XIV. Muret e bukura t\u00eb kish\u00ebs t\u00eb dekoruara s\u00eb bashku me pasurin\u00eb tjet\u00ebr jan\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<h6>Dreka n\u00eb kull\u00eb n\u00eb Drenoc<\/h6>\n<p>\u201cKullahopping\u201d \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb unike q\u00eb mund ta provoni n\u00eb De\u00e7an. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn \u201ckullave\u201d, sht\u00ebpive tradicionale n\u00eb kulla, n\u00eb fshatrat Drenoc dhe Isniq. Disa kulla jan\u00eb t\u00eb specializuara p\u00ebr veprimtari t\u00eb caktuara, si p\u00ebr shembull p\u00ebr kulla e mullirit, ose Kulla e Osdautajve n\u00eb Isniq.<\/p>\n<p>Kulla e Osdautajve po ashtu ofron akomodim dhe nj\u00eb muze t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb veshjeve tradicionale dhe mjeteve bujq\u00ebsore. Aty mund t\u00eb njihni nj\u00eb nga zejtar\u00ebt e fundit i cili ruan tradit\u00ebn lokale unike t\u00eb endjes.<\/p>\n<p>N\u00ebse jeni adhurues i artefakteve historike, ju rekomandojm\u00eb q\u00eb ta vizitoni etno-muzeun Kastrioti n\u00eb De\u00e7an. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet pronari i pasionuar i k\u00ebtij muzeut unik i bashkon sendet e vlefshme. Gjithsej jan\u00eb ekspozuar mbi 1000 sende, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe artefaktin e lasht\u00eb prej gurit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vjet\u00ebr 5000 vjet dhe e ka vler\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Akomodimi n\u00eb De\u00e7an.<\/p>\n<h4>DITA VI<\/h4>\n<h6>Hulumtimi i bjeshk\u00ebve p\u00ebrreth lugin\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit<\/h6>\n<p>Pas m\u00ebngjesit \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb hulumtuar bjeshk\u00ebt p\u00ebrreth lugin\u00ebs s\u00eb De\u00e7anit. Zon\u00ebn e karakterizon biodiversiteti i pasur, me gjithsej 750 specie bimore, prej t\u00eb cilave 18 jan\u00eb endemike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga udh\u00ebtimet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb k\u00ebmb\u00eb fillon nga Zalli Ropsa deri tek Qafa Bogiqe (2.090 m) q\u00eb ndodhet n\u00eb vij\u00ebn kufitare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Nga k\u00ebtu mund t\u00eb ngjiteni n\u00eb Maja e Rops (2.501 m) dhe t\u00eb uleni mbrapa. Gjat\u00eb k\u00ebtij udh\u00ebtimi do t\u00eb sh\u00ebtitni n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shtegut t\u00eb mir\u00ebnjohur Via Dinarica. Kjo ecje \u00ebsht\u00eb 15 km ie gjat\u00eb dhe zgjat 6 or\u00eb. Mund\u00ebsia tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloni kufirin dhe t\u00eb uleni deri tek Katundi Bogiqevica n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>P\u00ebr alpinistet me p\u00ebrvoj\u00eb, Maja e Gjeravic\u00ebs \u00ebsht\u00eb e detyrueshme. Me lart\u00ebsi mbidetare prej 2.656 m, kjo \u00ebsht\u00eb maja m\u00eb e lart\u00eb e zon\u00ebs nd\u00ebrkufitare midis Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi dhe maja e dyt\u00eb m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vargmalin Dinarik. N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb maj\u00ebs ndodhen disa liqene akullnajore, si\u00e7 jan\u00eb Gjeravica, Liqeni i Gjeravic\u00ebs, liqeni m\u00eb i lart\u00eb i Kosov\u00ebs i vendosur menj\u00ebher\u00eb n\u00ebn maj\u00ebn e Gjeravic\u00ebs. Po ashtu \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr salamandrat. Peizazhi i maj\u00ebs s\u00eb Gjeravic\u00ebs \u00ebsht\u00eb spektakolar.<\/p>\n<p>Guidet bjeshkatar\u00eb mund t\u055ai gjeni n\u00eb organizata turistike rajonale. Jan\u00eb disa mund\u00ebsi p\u00ebr tu qasur n\u00eb Maj\u00ebn e Gjeravic\u00ebs, nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb nga De\u00e7ani, tjetra nga Gropa e Erenikut. Ruta nga Gropat e Erenikut zgjat 4-5 or\u00eb, nd\u00ebrsa ruta nga De\u00e7ani, gjat\u00ebsie 14 km, zgjat 8 or\u00eb. Po ashtu, ekziston mund\u00ebsia e kombinimit t\u00eb k\u00ebtyre dy rutave, duke filluar n\u00eb De\u00e7an dhe duke u ulur n\u00eb Gropat e Erenikut ose anasjelltas.<\/p>\n<p>Gjeravica \u00ebsht\u00eb e qasshme n\u00eb \u00e7do stin\u00eb t\u00eb vitit. Nevojiten p\u00ebrgatitja fizike dhe pajisjet e p\u00ebrshtatshme. N\u00ebse k\u00ebrkoni p\u00ebr sfid\u00eb, vizitoni Gjeravic\u00ebn gjat\u00eb dimrit.<\/p>\n<p>Dy udh\u00ebtime t\u00eb tjera interesante p\u00ebr ecje q\u00eb i rekomandojm\u00eb nga lugina e De\u00e7anit jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. Bjeshka e Prilepit (2150) &#8211; Marjash &#8211; Shkallet e hajnave &#8211; Roshkodol, 12 km, 7h<br \/>\n2. Bjeshka Beleg (2365m) &#8211; Krshi Blet\u00ebs &#8211; Maja e Madhe &#8211; Bjeshka Beleg, 10 km, 6h<br \/>\nGjat\u00eb ver\u00ebs mund t\u00eb flini gjum\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga kasollet e thjeshta n\u00eb bjeshk\u00eb. Familjet mikprit\u00ebse dhe bujare t\u00eb \u00e7obaneve do t\u055aju ofrojn\u00eb nj\u00eb gjell\u00eb organike shum\u00eb t\u00eb shijshme. Dhe t\u00eb paharruesh\u00ebm!<\/p>\n<h4>DITA VII<\/h4>\n<h6>Vizita e atraksioneve kryesore t\u00eb Pej\u00ebs<\/h6>\n<p>Peja ofron atraksione t\u00eb ndryshme turistike p\u00ebr adhuruesit e kultur\u00ebs dhe natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse jeni adhurues i kultur\u00ebs, ju rekomandojm\u00eb q\u00eb dit\u00ebn ta filloni:<\/p>\n<p>me vizit\u00eb Muzeut rajonal etnografik, sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb rind\u00ebrtuar dhe sistematizuar t\u00eb Tahir Beut n\u00eb Pej\u00eb, nj\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura mesjetare t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>me vizit\u00eb mullirit t\u00eb Haxhi Zek\u00ebs \u2013 mulliri ka qen\u00eb nd\u00ebrtesa m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Pje\u00eb n\u00eb koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar. Ka qen\u00eb mulliri i par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rrethin\u00eb ka pas teknologjin\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb sjell\u00eb nga Austria. N\u00eb fillim mulliri ka p\u00ebrdorur ujin si burim energjie, por shum\u00eb shpejt ka kaluar n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb rrym\u00ebs elektrike.<\/p>\n<p>Njohja me mjeshtret lokal\u00eb t\u00eb zejtaris\u00eb tradicionale<\/p>\n<p>Njohja me mjeshtrin e artizanatit q\u00eb ende i punon plisat tradicionale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb unike. Plisi \u00ebsht\u00eb kapele e bardh\u00eb nga leshi q\u00eb tradicionalisht mbahet n\u00eb Kosov\u00eb. Mbajtja e plisit k\u00ebrkon nj\u00eb devotshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Duhet t\u00eb mbahet i bardh\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs!<\/p>\n<p>Lart\u00ebsia e plisit dallon nga zona n\u00eb zon\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e veshjes tradicionale lokale. Konsiderohet se stili i tij vjen nga stili i ngjash\u00ebm q\u00eb e kishin Ilir\u00ebt.<\/p>\n<p>Mjeshtret e filigranit \u2013 jan\u00eb vet\u00ebm disa zejtar\u00eb q\u00eb n\u00eb Pej\u00ebn e Kosov\u00ebs e mbajn\u00eb tradit\u00ebn shekullore t\u00eb punimit me dor\u00eb t\u00eb stolis\u00eb filigrani. Zejtar\u00ebt me or\u00eb t\u00eb tera i punojn\u00eb fijet argjendi n\u00eb gjerdane, vath\u00eb, unaza, byzylyk\u00eb. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e rralla t\u00eb Evrop\u00ebs ku ende ekziston kjo tradit\u00eb e punimit t\u00eb stolive n\u00eb form\u00eb t\u00eb dantellave. N\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn kjo zon\u00eb ka pas minierat e veta t\u00eb argjendit, dhe zejtar\u00ebt kan\u00eb pas shum\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para p\u00ebr t\u055ai punuar. Tani kryesisht importohet, por filigrani ende e mban vendin e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb ceremoniale tradicionale martesore.<\/p>\n<p>N\u00ebse jeni adhurues i natyr\u00ebs ose aventurist, ndoshta nj\u00eb m\u00ebngjes mund ta kaloni n\u00eb lugin\u00ebn e Rugov\u00ebs.<br \/>\nKanioni i Rugov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendi me bukuri t\u00eb madhe natyrore. Konsiderohet si nj\u00eb nga kanionet m\u00eb t\u00eb gjata dhe m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb Evrop\u00ebs, dhe arrin thell\u00ebsin\u00eb deri n\u00eb 1000 metra.<\/p>\n<p>Kanioni \u00ebsht\u00eb shpallur p\u00ebr zon\u00eb t\u00eb mbrojtur n\u00eb kategori monument i natyr\u00ebs p\u00ebr cil\u00ebsi t\u00eb veta gjeologjike, speleologjike dhe botanike. Me mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr alpiniz\u00ebm, me \u201cUr\u00eb Tibetiane\u201d mahnit\u00ebse (gjat\u00ebsie 41 m, dhe lart\u00ebsie 60 m), me zip-line dhe via-ferat spektakolare, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga destinacionet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr adhuruesit e natyr\u00ebs dhe aventurist\u00ebt. Vizitoni organizat\u00ebn turistike n\u00eb Pej\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacione.<\/p>\n<h6>Nisja p\u00ebr Gjakov\u00eb<\/h6>\n<p>Udh\u00ebtimi i shkurt n\u00ebp\u00ebr Rrafshin e Dukagjinit do t\u055aju \u00e7oj\u00eb deri tek Gjakova. Rrafshi mbulon 35% t\u00eb gjith\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb kombinim me klim\u00ebn e but\u00eb mesdhetare, ky truall i frytsh\u00ebm ofron mund\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr prodhim t\u00eb ver\u00ebs, kultivim t\u00eb perimeve, pem\u00ebve t\u00eb g\u00ebshtenjave dhe t\u00eb bajameve. Kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb pasur me pemishte t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Rasti i pandemis\u00eb s\u00eb koronavirusit n\u00eb rrafshin bot\u00ebror ishin rasti i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar edhe m\u00eb tep\u00ebr prodhimin e ushqimit vendas. N\u00eb restorantin Jupa\u2019s n\u00eb tavolin\u00ebn tuaj do t\u00eb sjellin t\u00eb gjitha shijet lokale.<\/p>\n<h6>Sh\u00ebtitja n\u00ebp\u00ebr qytetin e vjet\u00ebr t\u00eb Gjakov\u00ebs<\/h6>\n<p>Zbulimin e qytetit mund ta filloni me vizit\u00eb t\u00eb atraksioneve kryesore t\u00eb qytetit, si\u00e7 jan\u00eb: ura e Tabakut dhe kompleksi i xhamis\u00eb Hadumi, duke p\u00ebrfshir\u00eb librarin\u00eb e pasur. Qyteti i vjet\u00ebr i Gjakov\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendi shum\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr tu shoq\u00ebruar. Qoft\u00eb p\u00ebr kafe t\u00eb m\u00ebngjesit, drek\u00eb ose sh\u00ebtitje n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb dark\u00ebs, qyteti i vjet\u00ebr kurr\u00eb nuk ju zhg\u00ebnjen. Vendasit jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr humorin unik. Gjat\u00eb ver\u00ebs k\u00ebtu mbahet festivali i stand-up komedis\u00eb. Edhe n\u00ebse i vog\u00ebl, qyteti i Gjakov\u00ebs din\u00eb se si t\u00eb l\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<h6>Akomodimi n\u00eb hotelin \u00c7arshia e Jupave Inn<\/h6>\n<p>Hoteli \u00c7arshia e Jupave \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Gjakov\u00ebs, me p\u00ebrzierje magjike t\u00eb s\u00eb vjetr\u00ebs dhe bashk\u00ebkohores. Hoteli e ka mbajtur karakterin tradicional, me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb dizajnit t\u00eb ngroht\u00eb bashk\u00ebkohor. Ky hotel ekskluziv \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kombinim perfekt i artit dhe dizajnit: jo vet\u00ebm me brend\u00ebsi t\u00eb vet\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr arsye t\u00eb veprave t\u00eb artit, por edhe p\u00ebr arsye t\u00eb lokacionit t\u00eb vet\u00eb, aq af\u00ebr zemr\u00ebs s\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb qytetit.<\/p>\n<h4>DITA VIII<\/h4>\n<h6>\u00c7iklizmi i m\u00ebngjesit rreth Junikut<\/h6>\n<p>Bi\u00e7ikletat mud t\u00eb merren me qira n\u00eb Qendr\u00ebn turistike rajonale Dukagjin n\u00eb Junik.<br \/>\nVizita e Teqjes Am\u00eb e Tarikatit Alijjei &#8211; Halvetije Xhaferije n\u00eb Juniku.<\/p>\n<p>Teqja \u00ebsht\u00eb objekt fetar i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb islame sufiate. I takon rendit t\u00eb Khalwati (i njohur edhe si Khalwatiyya, Khalwatiya ose Halveti, si\u00e7 e njohin n\u00eb Turqi). Sufijet jan\u00eb t\u00eb njohur p\u00ebr ceremoniale frym\u00ebzuese me q\u00ebllim t\u00eb arritjes s\u00eb burimit t\u00eb perfeksionit p\u00ebrmes d\u00ebgjimit t\u00eb muzik\u00ebs, lutjes dhe k\u00ebrcimit n\u00eb qarqe q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten. Sjellja n\u00eb qark \u00ebsht\u00eb par\u00eb si imitimi simbolik i planet\u00ebve t\u00eb Sistemit diellor q\u00eb sillen rreth Diellit.<\/p>\n<p>Ceremonit\u00eb kryesore publike zhvillohen gjat\u00eb janarit, marsit dhe gushtit. Gjithashtu, organizohen edhe ceremonialet e vogla publike \u00e7do dit\u00eb t\u00eb premte n\u00eb mesdit\u00eb.<\/p>\n<\/div><\/div><div class=\"w-separator size_small\"><\/div><div class=\"w-grid type_grid layout_3807 cols_3 valign_center overflow_hidden\" id=\"us_grid_1\" data-filterable=\"true\"><style>#us_grid_1 .w-grid-item{padding:1.5rem}#us_grid_1 .w-grid-list{margin:-1.5rem -1.5rem 1.5rem}.w-grid + #us_grid_1 .w-grid-list{margin-top:1.5rem}@media (max-width:899px){#us_grid_1 .w-grid-item{width:50.0000%}}@media (max-width:599px){#us_grid_1 .w-grid-list{margin:0}#us_grid_1 .w-grid-item{width:100.0000%;padding:0;margin-bottom:1.5rem}}.layout_3807 .w-grid-item-h{background:#333;border-radius:0.6rem;z-index:3;box-shadow:0 0.03rem 0.06rem rgba(0,0,0,0.1),0 0.10rem 0.30rem rgba(0,0,0,0.1);transition-duration:0.3s}.no-touch .layout_3807 .w-grid-item-h:hover{box-shadow:0 0.12rem 0.24rem rgba(0,0,0,0.1),0 0.40rem 1.20rem rgba(0,0,0,0.15);z-index:4}.layout_3807 .usg_post_image_1{transition-duration:0.3s;transform-origin:50% 50%;transform:scale(1) translate(0%,0%)}.layout_3807 .w-grid-item-h:hover .usg_post_image_1{transform:scale(1.15) translate(0%,0%);opacity:0.7}.layout_3807 .usg_vwrapper_1{position:absolute!important;right:0!important;bottom:0!important;left:0!important;background:linear-gradient(transparent,rgba(30,30,30,0.8))!important;padding:15% 7% 7% 7%!important}.layout_3807 .usg_post_taxonomy_1{font-weight:700!important;text-transform:uppercase!important;font-size:9px!important;margin-bottom:0.5rem!important}.layout_3807 .usg_post_title_1{color:#ffffff!important;font-weight:700!important;font-size:1.2rem!important}<\/style><div class=\"w-grid-list\">\t<article class=\"w-grid-item size_1x1 post-9423 post type-post status-publish format-standard has-post-thumbnail hentry category-itinerary-sq tag-cross-border-routes-sq\" data-id=\"9423\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-kater-ditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\" aria-label=\"Udh\u00ebp\u00ebrshkrim kat\u00ebr-ditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/PENTAX-K20D-14-05-2011-12-31-27-600x600.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" \/><\/a><\/div><div class=\"w-vwrapper usg_vwrapper_1 align_left valign_top\"><h6 class=\"w-post-elm post_title usg_post_title_1 entry-title color_link_inherit has_text_color\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-kater-ditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\">Udh\u00ebp\u00ebrshkrim kat\u00ebr-ditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova<\/a><\/h6><div class=\"w-post-elm post_taxonomy usg_post_taxonomy_1 style_badge color_link_inherit\"><a class=\"w-btn us-btn-style_badge\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/category\/itinerary-sq\/\"><span class=\"w-btn-label\">Itinerary<\/span><\/a><\/div><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item size_1x1 post-9418 post type-post status-publish format-standard has-post-thumbnail hentry category-itinerary-sq tag-cross-border-routes-sq\" data-id=\"9418\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njeditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\" aria-label=\"Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/shutterstock_1354905986-600x600.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" \/><\/a><\/div><div class=\"w-vwrapper usg_vwrapper_1 align_left valign_top\"><h6 class=\"w-post-elm post_title usg_post_title_1 entry-title color_link_inherit has_text_color\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njeditor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\">Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebditor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova<\/a><\/h6><div class=\"w-post-elm post_taxonomy usg_post_taxonomy_1 style_badge color_link_inherit\"><a class=\"w-btn us-btn-style_badge\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/category\/itinerary-sq\/\"><span class=\"w-btn-label\">Itinerary<\/span><\/a><\/div><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n\t<article class=\"w-grid-item size_1x1 post-9427 post type-post status-publish format-standard has-post-thumbnail hentry category-itinerary-sq tag-cross-border-routes-sq\" data-id=\"9427\">\r\n\t\t<div class=\"w-grid-item-h\">\r\n\t\t\t\t\t\t<div class=\"w-post-elm post_image usg_post_image_1 stretched\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njejavor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\" aria-label=\"Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebjavor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"600\" src=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/PENTAX-K-5-20-05-2012-12-07-47-600x600.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail wp-post-image\" alt=\"\" \/><\/a><\/div><div class=\"w-vwrapper usg_vwrapper_1 align_left valign_top\"><h6 class=\"w-post-elm post_title usg_post_title_1 entry-title color_link_inherit has_text_color\"><a href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/udhepershkrim-njejavor-bjeshket-e-nemuna-mali-i-zi-dhe-kosova\/\">Udh\u00ebp\u00ebrshkrim nj\u00ebjavor: Bjeshk\u00ebt e Nemuna  Mali i Zi dhe Kosova<\/a><\/h6><div class=\"w-post-elm post_taxonomy usg_post_taxonomy_1 style_badge color_link_inherit\"><a class=\"w-btn us-btn-style_badge\" href=\"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/category\/itinerary-sq\/\"><span class=\"w-btn-label\">Itinerary<\/span><\/a><\/div><\/div>\t\t<\/div>\r\n\t<\/article>\r\n<\/div><div class=\"w-grid-preloader\"><div class=\"g-preloader type_1\">\r\n\t<div><\/div>\r\n<\/div>\r\n<\/div>\t<div class=\"w-grid-json hidden\" onclick='return {&quot;action&quot;:&quot;us_ajax_grid&quot;,&quot;ajax_url&quot;:&quot;https:\\\/\\\/accursed-mountains.me\\\/wp-admin\\\/admin-ajax.php&quot;,&quot;infinite_scroll&quot;:0,&quot;max_num_pages&quot;:1,&quot;pagination&quot;:&quot;infinite&quot;,&quot;permalink_url&quot;:&quot;https:\\\/\\\/accursed-mountains.me\\\/sq\\\/wp-json\\\/wp\\\/v2\\\/posts\\\/9427\\\/&quot;,&quot;template_vars&quot;:{&quot;columns&quot;:&quot;3&quot;,&quot;exclude_items&quot;:&quot;none&quot;,&quot;img_size&quot;:&quot;default&quot;,&quot;ignore_items_size&quot;:false,&quot;items_layout&quot;:&quot;3807&quot;,&quot;items_offset&quot;:&quot;1&quot;,&quot;load_animation&quot;:&quot;none&quot;,&quot;overriding_link&quot;:&quot;none&quot;,&quot;post_id&quot;:9427,&quot;query_args&quot;:{&quot;post_type&quot;:[&quot;post&quot;],&quot;tax_query&quot;:[{&quot;taxonomy&quot;:&quot;category&quot;,&quot;field&quot;:&quot;slug&quot;,&quot;terms&quot;:[&quot;itinerary-sq&quot;]}],&quot;post_status&quot;:[&quot;publish&quot;],&quot;posts_per_page&quot;:&quot;10&quot;},&quot;orderby_query_args&quot;:{&quot;orderby&quot;:&quot;RAND(930671984)&quot;},&quot;type&quot;:&quot;grid&quot;,&quot;us_grid_ajax_index&quot;:1,&quot;us_grid_filter_params&quot;:null,&quot;us_grid_index&quot;:1,&quot;_us_grid_post_type&quot;:&quot;post&quot;,&quot;lang&quot;:&quot;sq&quot;}}'><\/div>\r\n\t<\/div><\/div><\/div><\/div><\/div><\/div><\/section>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"Vizita n\u00eb zon\u00ebn e Bjeshk\u00ebve t\u00eb Nemuna do t\u055aju k\u00ebnaq\u00eb n\u00eb shum\u00eb m\u00ebnyra. Peizazhi spektakolar bjeshkor, ngjitjet emocionuese dhe rutat tjera bjeshkore shum\u00eb t\u00eb bukura jan\u00eb t\u00eb qasshme njer\u00ebzve t\u00eb gjitha grupmoshave, aft\u00ebsive dhe q\u00ebndrimeve. Ka shum\u00eb monumente historike dhe vendbanime t\u00eb vjetra magjepse q\u00eb mund t\u00eb hulumtoni. Nga aspekti kulturo-historik, kjo zon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb...","protected":false},"author":1,"featured_media":5150,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[134],"tags":[129],"class_list":["post-9427","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-itinerary-sq","tag-cross-border-routes-sq"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9427","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9427"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9427\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9430,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9427\/revisions\/9430"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5150"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9427"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9427"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/accursed-mountains.me\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9427"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}