VIDEOJA PROMOVUESE

Një vështrim i shpejtë mbi bukurinë që ju pret

Vargmali i lartë i Bjeshkëve të Nemuna ndodhet në pjesën ku takohen sistemi i bjeshkëve të Alpeve Dinarike dhe Bjeshkëve të Sharrit, në kufirin e tre vendeve ballkanike – Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë. Shtrihet në sipërfaqe prej mbi 3500km2 me gjatësi prej 650 km. Bjeshkët e Nemuna paraqesin një nga masivet më të ndërlikuara, më të pa-qasshme, por njëkohësisht edhe një nga masivet bjeshkore më të bukura të Gadishullit të Ballkanit. Përbëhet nga 40 vargje bjeshkore që gërshetohen dhe ndërthuren, duke e plotësuar hapësirën midis rrafshit të Zetes në jug, luginës së Drinit në lindje, rrafshit të Dukagjinit në veri dhe rrafshit të Plavës-Gucisë dhe luginës së Ibrit të Sipërm në perëndim.

Kosova
Mali i Zi

DONATORËT

Menu