Rezervatet e Natyrës

Liqeni i Hridit (Mali i Zi)

Me karakter piktoresk dhe specifika të ekosistemit të vetë, në zonën e PK Bjeshkët e Nemuna dallohet liqeni i Hridit. Ky “sy malor” ndodhet 18 km larg Plavës, në 1970 mlm, midis Hridit të Madh dhe të Vogël. Thellësia e tij maksimale është afro 5 m. Liqeni është  shumë interesant nga aspekti shkencor, ekonomik-turistik dhe edukativ.

Rezervati i natyrës Liqeni i Hridit mund të përshkruhet si lidhëze e ekosistemeve të ndryshme natyrore, filluar nga vetë liqeni deri tek përbërësit e veçantë të përzier të pishave të arnenit dhe të rrobullit, si dhe njësitë specifike botanike dhe të faunës në rrethin e drejtpërdrejtë. Vetë liqeni e ka një ekosistem jashtëzakonisht të pasur dhe është habitat i 245 llojeve të algave, prej të cilave 78 janë regjistruar për herë të parë në Mal të Zi pikërisht në këtë liqe. Shumë banorë interesantë të liqenit i takojnë radhës së amfibeve, ku posaçërisht dallohet tritoni ujor. Relativisht afër, në bjeshkën Bogiçevicë është vendi i vetëm në Mal të Zi ku mund të shihet salamandra e zezë.

Për shkak të dredhjes së ujit të liqenit që është më e madhe se sa prurjet e tij, liqeni është në proces të zhdukjes. Një pjesë e ujit akumulohet në liqe vetëm përkohësisht, pasi derdhet duke krijuar një përrua prej të cilit pak më poshtë formohet lumi Hridska. Në pellg të lumit Hridska janë evidentuar përbërësit e pastra dhe shumë të Poshtme dhe të Sipërme, Lubokuçit, Oënjakut, Oblla llava, deri tek majat më të larta të Karafilit. Ky vargmal i ndanë luginat të madhërishme të Gërbajës dhe Rropojanës. Kjo është një hapësirë e larmishme dhe mbresëlënëse malore dhe e bjeshkëve të larta me kullota të gurta, livadhe bjeshkore, thëllëza dëbore, shkëmbinj dhe shkrepa.

Volušnica (Mali i Zi)

Rezervati Natyror Vollushnica, është një zonë me karakteristika specifike të botanikës. Kushtet e rënda klimatike në bjeshkët e larta kanë ushqyer bimë specifike me një numër impresionues të llojeve bimore relikte, endemiko-relikte dhe lloje tjera të rralla.

Ky rezervat shtrihet nga shpatet e ashtuquajtura Vezirova Brada e deri tek Maja e Potkajs (2,071m), dhe deri tek Donje dhe Gornje Kroshnje, Lubokuqa, Oçnjaka, Oblle Gllava dhe tek maja më e lartë në Karanfil. Ky zinxhir ndan livadhet e mahnitshme Gërbaja dhe Ropojana. Është veçanërisht i pasur me zona të llojllojshme dhe impresionuese të bjeshkëve dhe maleve të larta, me kullosa në pjesë shkëmbore, livadhe malore, shkëmbinj dhe shkrepa.

Menu