Me rëndësi – Procedurat Ndërkufitare

Meqë këto shtigje malore kalojnë nëpër një zonë ndërkufitare, zonë kjo pa ndonjë kalim kufitar zyrtar, bjeshkatarët që planifikojnë ta kalojnë kufirin këtu duhet ta informojnë policinë kufitare paraprakisht. Procedura është si vijon:

Në Mal të Zi:

  • Hyrjen dhe daljen e grupit të bjeshkatarëve nga Mali i Zi duhet ta raportoni në policinë kufitare në këtë email: igpplav@t-com.me. Telefoni për kontaktim: + 382 67 469 710
  • Duhet ta merrni një formular aplikimi, i cili duhet të plotësohet me informatat për anëtarët, dhe udhëheqësin e grupit të bjeshkatarëve.
  • Duhet ta paguani një tarifë prej 5 euro për person në llogarinë e policisë kufitare: 840-00000000000080-82, numri i referencës: 30204-13-006-100000.
  • Rekomandohet që kërkesën për formular ta bëni dhe tarifën e kalimit të kufirit ta paguani tri javë më parë, por është e mundur që hyrja e grupit të pranohet edhe me ndonjë njoftim më të shkurtër.

Në Kosovë:

  • Nëse hyni në Kosovë nga Mali i Zi apo anasjelltas, duhet ta informoni policinë kufitare të Kosovës
  • Policinë duhet të informoni për kalimin e planifikuar të paktën 10 ditë më parë në këtë email: bunjaku@kosovopolice.com, dhe CC tek samedin.mehmeti@kosovopolice.com dhe nexhmi.krasniqi@kosovopolice.com. Do ta merrni një formular aplikimi, i cili duhet të plotësohet me informatat për anëtarët, si dhe udhëheqësin e grupit të bjeshkatarëve.
  • Formulari i plotësuar i aplikimit, i nënshkruar dhe i vulosur, së bashku me një kopje të skanuar të faqeve të para të pasaportave të bjeshkatarëve, dhe udhërrëfyesi duhet t’i kthehen policisë së Kosovës.

Nuk është e nevojshme që policisë së Kosovës t’i paguani ndonjë tarifë për kalimin e kufirit

Në Shqipëri:

  • Nëse dëshironi të hyni në Shqipëri apo anasjelltas, duhet të merrni një aprovim nga policia kufitare.
  • Hyrjen dhe daljen e grupit duhet ta raportoni në këtë email: zyle@asp.gov.al
  • Duhet ta plotësoni formularin e aplikimit për anëtarët dhe udhëheqësin e grupit të bjeshkatarëve.

Hyrja dhe dalja duhet të raportohen 15 ditë më parë.

Menu