Shtigjet e Ecjes

Është e vërtetuar se ecja malore ul stresin, pastron mendjen dhe përmirëson cilësinë e gjumit – përgjithësisht na bën më të lumtur – dhe janë të shumtë ata që kanë dëshmuar se ecja malore u ka ndihmuar ta rigjejnë vetveten dhe mëmën natyrë. Dhe mëma natyrë është treguar më shumë se bujare me këtë rajon për sa i përket mundësive për ecje malore. Në ueb faqen tonë, mund të zgjidhni opsione të ndryshme, nga shtigjet e njohura, por paksa sfiduese të Via Dinarica dhe Peaks of the Balkans, deri tek shtigjet më pak të vështira, por sidoqoftë shumë të bukura, si dhe shtigje të reja për ecje malore të zhvilluara nga ky projekt.  VINI RE: Ju lutemi t’i lexoni me kujdes përshkrimet e të gjitha shtigjeve dhe të zgjidhni atë që përveçse ju pëlqen u përshtatet edhe aftësive tuaja fizike.

Menu