Udhëpërshkrim katër-ditor: Bjeshkët e Nemuna Mali i Zi dhe Kosova

Vizita në zonën e Bjeshkëve të Nemuna do t՚ju kënaqë në shumë mënyra. Peizazhi spektakolar bjeshkor, ngjitjet emocionuese dhe rutat tjera bjeshkore shumë të bukura janë të qasshme njerëzve të gjitha grupmoshave, aftësive dhe qëndrimeve.

Ka shumë monumente historike dhe vendbanime të vjetra magjepse që mund të hulumtoni. Nga aspekti kulturo-historik, kjo zonë është një nga zonat më të llojllojshme të Evropës. Këtu takohen dhe gërshetohen kulturat dhe religjionet e ndryshme, ato ortodokse, myslimane dhe katolike.

Kemi krijuar për ju këtë plan katër-ditor të udhëtimit me qëllim që t՚ua zbulojmë disa nga sekretet më të ruajtura të kësaj zone ndërkufitare midis Malit të Zi dhe Kosovës.

DITA I

Ardhja në Plavë në orët e pasdites.

Vizita e Kullës së Rexhepagiqeve

Është e njohur se Kulla e Rexhepagiqeve është monument kulturor kombëtar, dhe njëkohësisht ështrë një nga objektet e vjetra më të pikturuara në Mal të Zi. Është një shembull i bukur i arkitekturës tradicionale lokale dhe e banimit. Artefaktet e ruajtura në mënyrë piktoreske mund të tregojnë stilin e jetesës së banorëve të këtyre trevave në të shkuarën.

Vizita e Kopshtit botanik Vellemun

Kopshti Velemun është themeluar në vitin 1993 në deponie lokale. Sot ky është një oazë e vogël dhe piktoreske plotë me bimë autoktone. Gjithsej në kopsht mund të vërehen mbi 350 llojë bimësh, që janë afro 12% nga numri i përgjithshëm i llojeve biore në Mal të Zi. Themeluesi i dhe pronari i pasionuar i kopshit me shumë dashuri dhe devotshmëri i bashkon, i ruan, i prezanton dhe i shënon bimët. Shumicën i ka sjellë nga bjeshkët përreth.

Shëtitja rreth Liqenit të Plavës

Liqeni i Plavës është liqeni akullnajor më i madh në mal të Zi. Për shkak të degëve të tij dhe prurjeve të ujit nga burimet e afërta, uji i liqenit përtërihet pothuajse çdo katër ditë. Gjatë verës është i përshtatshëm për notim dhe sporte të tjera ujore (kajak, skafe, pedalin). Peizazhi tejet i bukur i tërheq vizituesit në çdo stinë të vitit. Liqeni është po ashtu edhe vendi shumi i përshtatshëm për vrojtim të shpendëve. Mund të vrojtoni llojet specifike për këtë zonë, dhe disa prej tyre janë: rosa e vendit, kryekuqja e mjemë, shapkëza e ujit, kredharaku i madh, zhytësi i vogël, gata gri , karabullaku.
Liqeni ka qenë vend ku është mbajtur Kampionati Evropian i peshkimit sportiv.

Darka tradicionale vendase në amvisëri fshatare Saviq në fshatin Pepiq, në rreze të bjeshkës së Visitorit, 7 km nga Liqeni i Plavës. Kjo amvisëri prodhon djathin, mjaltin, xhemin dhe specialitetet tjera të veta shumë të shijshme.

Boronicat dhe Bjeshkët e Nemuna

Është e njohur se Bjeshkët e Nemuna janë një nga plantacionet më të mëdha natyrore të boronicave në botë.
Për nder të boronicës organizohen festimet në të gjithë zonën ndërkufitare. Gjatë muajit korrik në Plavë mbahet festivali i famshëm “Ditët e boronicës”

DITA II

Ardhja në luginën e Gërbajës

Lugina e Gërbajës është luginë alpine tepër e bukur, një nga peizazhet më të njohura të Parkut kombëtar Bjeshkët e Nemun. Shëtitja nëpër këtë luginë i zbulon disa çudi të natyrës, siç janë “Dera e zbrazët”, formacioni nga guri i njohur si “Macja që e puth macen e vogël”, si dhe akullnaja e përjetshme.

Në Qendrën informative të Parkut kombëtar mund të merren me qira biçikletat për vozitje piktoreske nga Gërbaja deri tek lugina e Ropojanës. Nuancat e gjelbra të peizazhit e paqojnë syrin. Lugina është e rrethuar me bjeshkët e mprehta gri që shkojnë lartë gati deri në qiell.

Nëpër fshatra përreth janë disa amvisëri fshatare ku mund të ndaloni dhe drekoni gjelle tradicionale të shijshme. Një prej tyre është amvisëria Bojoviq, në fshatin Grnçar, ku mund të shijoni gjellët tradicionale, si dhe specialitetin – xhem karote vendit.

Lugina e Gërbajës është pikënisja e mirë për disa shtigje bjeshkore që ndodhën në afërsi. Për shembull, mund të vizitoni burimin “Oko Skakavice”, gurrën më të madhe të Bjeshkëve të Nemuna.

Shtegu Vollushnica, po ashtu është opsion atraktiv. Një nga shtigjet më të njohura bjeshkore në Mal të Zi. Adhuruesit e historisë do të kënaqën duke kërkuar gurët e varrezave mesjetare në afërsi të pashës së braktisur verore Vollushnica. Kjo gravurë e lashtë tregon luftën e burrit dhe gruas me bishën që sulmon fëmijën e tyre. Arkeologët vlerësojnë se është e periudhës së neolitikut.

Adhuruesit e natyrës do të ishin shumë të interesuar për shëtitje deri tek Kotllova dhe akullnaja më e ulët në Mal të Zi, ku mund të shihen disa lloje endemike bimore, siç është Wulfenia blecicii.
Vendi shumë i mirë për të qëndruar në luginën e Gërbajës është katundi Maja Karafil. Katundi e ka akomodimin dhe restorantin ku shërbejnë prodhimet e kuzhinës tradicionale dhe pamje magjepse drejt amfiteatrit unik të majave të Bjeshkëve të Nemuna.

Në mbrëmje mund të pushoni në luginën e Gërbajës. Lugina shumë e bukur është vendi i mirë për një shëtitje, vrapim ose meditim të mbrëmjes.

DITA III

Vajtja në Kosovë

Para se ta kaloni kufirin është mirë që të ndaloni dhe të pini kafe në qytetin e lashtë të Rozhajës në Mal të Zi. Nëse keni mjaftë kohë, ju rekomandojmë ecje të shkurt deri tek bjeshka Hajlla që është e njohur për livadhe shumë të bukura dhe të lulëzuara.

Vizita në manastir të Deçanit

Manastiri i Deçanit është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, një nga atraksionet më të pabesueshme kulturore dhe turistike në këtë zonë ndërkufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi. Manastirin e ka themeluar mbreti Shtjefni i Deçanit në mes të shekullit të XIV. Muret e bukura të kishës të dekoruara së bashku me pasurinë tjetër janë mbresëlënëse.

“Kullahopping” është edhe një përvojë unike që mund ta provoni në Deçan. Fjala është për vizitën “kullave”, shtëpive tradicionale në kulla, në fshatrat Drenoc dhe Isniq. Disa kulla janë të specializuara për veprimtari të caktuara, si për shembull për kulla e mullirit, ose Kulla e Osdautajve në Isniq.

Kulla e Osdautajve po ashtu ofron akomodim dhe një muze të vogël të veshjeve tradicionale dhe mjeteve bujqësore. Aty mund të njihni një nga zejtarët e fundit i cili ruan traditën lokale unike të endjes.

Dreka në kullë në Drenoc

Ecja e shkurt nëpër bjeshkët që e rrethojnë Deçanin, filluar nga Bjeshka e Bejlegut.
Bjeshka e Belegut është 24 km larg Deçanit, por vlen për ta vizituar. Nga këtu mund të ecni deri tek Krsh Bleta ose madje edhe deri tek Maja e Madhe dhe të kënaqeni me peizazhe. Kjo ecje zgjat 2 deri në 3 orë. Gjatë verës mund të flini gjumë në një nga kasollet e thjeshta në bjeshkë. Familjet mikpritëse dhe bujare të çobaneve do t՚ju ofrojnë një gjellë organike shumë të shijshme. Dhe të paharrueshëm!

DITA E IV

Vizita e atraksioneve kryesore të Pejës

Peja ofron atraksione të ndryshme turistike për adhuruesit e kulturës dhe natyrës.

Nëse jeni adhurues i kulturës, ju rekomandojmë që ditën ta filloni:

me vizitë Muzeut rajonal etnografik, shtëpisë së rindërtuar dhe sistematizuar të Tahir Beut në Pejë, një nga shtëpitë më të bukura mesjetare të qytetit.

me vizitë mullirit të Haxhi Zekës – mulliri ka qenë ndërtesa më e lartë në Pjeë në kohë kur është ndërtuar. Ka qenë mulliri i parë në Kosovë dhe në rrethinë ka pas teknologjinë më të avancuar të sjellë nga Austria. Në fillim mulliri ka përdorur ujin si burim energjie, por shumë shpejt ka kaluar në përdorim të rrymës elektrike.

Njohja me mjeshtret lokalë të zejtarisë tradicionale

Njohja me mjeshtrin e artizanatit që ende i punon plisat tradicionale është një përvojë unike. Plisi është kapele e bardhë nga leshi që tradicionalisht mbahet në Kosovë. Mbajtja e plisit kërkon një devotshmëri të veçantë. Duhet të mbahet i bardhë gjatë gjithë kohës!

Lartësia e plisit dallon nga zona në zonë dhe është pjesë e veshjes tradicionale lokale. Konsiderohet se stili i tij vjen nga stili i ngjashëm që e kishin Ilirët.

Mjeshtret e filigranit – janë vetëm disa zejtarë që në Pejën e Kosovës e mbajnë traditën shekullore të punimit me dorë të stolisë filigrani. Zejtarët me orë të tera i punojnë fijet argjendi në gjerdane, vathë, unaza, byzylykë. Kosova është një nga vendet e rralla të Evropës ku ende ekziston kjo traditë e punimit të stolive në formë të dantellave. Në të shkuarën kjo zonë ka pas minierat e veta të argjendit, dhe zejtarët kanë pas shumë lëndë të para për t՚i punuar. Tani kryesisht importohet, por filigrani ende e mban vendin e veçantë në ceremoniale tradicionale martesore.

Nëse jeni adhurues i natyrës ose aventurist, ndoshta një mëngjes mund ta kaloni në luginën e Rugovës.

Kanioni i Rugovës është vendi me bukuri të madhe natyrore. Konsiderohet si një nga kanionet më të gjata dhe më të thella të Evropës, dhe arrin thellësinë deri në 1000 metra.

Kanioni është shpallur për zonë të mbrojtur në kategori monument i natyrës për cilësi të veta gjeologjike, speleologjike dhe botanike. Me mundësi të mëdha për alpinizëm, me “Urë Tibetiane” mahnitëse (gjatësie 41 m, dhe lartësie 60 m), me zip-line dhe via-ferat spektakolare, ky është një nga destinacionet më të mira në Kosovë për adhuruesit e natyrës dhe aventuristët. Vizitoni organizatën turistike në Pejë për më shumë informacione.

Nisja për Gjakovë

Udhëtimi i shkurt nëpër Rrafshin e Dukagjinit do t՚ju çojë deri tek Gjakova. Rrafshi mbulon 35% të gjithë territorit të Kosovës. Në kombinim me klimën e butë mesdhetare, ky truall i frytshëm ofron mundësi shumë të mira për prodhim të verës, kultivim të perimeve, pemëve të gështenjave dhe të bajameve. Kjo zonë është pasur me pemishte të shumta.

Rasti i pandemisë së koronavirusit në rrafshin botëror ishin rasti i mirë për të vlerësuar edhe më tepër prodhimin e ushqimit vendas. Në restorantin Jupa’s në tavolinën tuaj do të sjellin të gjitha shijet lokale.

Shëtitja nëpër qytetin e vjetër të Gjakovës

Zbulimin e qytetit mund ta filloni me vizitë të atraksioneve kryesore të qytetit, siç janë: ura e Tabakut dhe kompleksi i xhamisë Hadumi, duke përfshirë librarinë e pasur. Qyteti i vjetër i Gjakovës është vendi shumë i mirë për tu shoqëruar. Qoftë për kafe të mëngjesit, drekë ose shëtitje në orët e vona të darkës, qyteti i vjetër kurrë nuk ju zhgënjen. Vendasit janë të njohur për humorin unik. Gjatë verës këtu mbahet festivali i stand-up komedisë. Edhe nëse i vogël, qyteti i Gjakovës dinë se si të lë përshtypje të mirë.

Akomodimi në hotelin Çarshia e Jupave Inn

Hoteli Çarshia e Jupave është i vendosur në qendër të qytetit të vjetër të Gjakovës, me përzierje magjike të së vjetrës dhe bashkëkohores. Hoteli e ka mbajtur karakterin tradicional, me një frymë të dizajnit të ngrohtë bashkëkohor. Ky hotel ekskluziv është një kombinim perfekt i artit dhe dizajnit: jo vetëm me brendësi të vetë, që është e vlefshme për arsye të veprave të artit, por edhe për arsye të lokacionit të vetë, aq afër zemrës së pjesës më të rëndësishme të qytetit.

Shpërndajeni këtë faqe

Menu