Udhëpërshkrim njëditor: Bjeshkët e Nemuna Mali i Zi dhe Kosova

Vizita në zonën e Bjeshkëve të Nemuna do t՚ju kënaqë në shumë mënyra. Peizazhi spektakolar bjeshkor, ngjitjet emocionuese dhe rutat tjera bjeshkore shumë të bukura janë të qasshme njerëzve të gjitha grupmoshave, aftësive dhe qëndrimeve.

Ka shumë monumente historike dhe vendbanime të vjetra magjepse që mund të hulumtoni. Nga aspekti kulturo-historik, kjo zonë është një nga zonat më të llojllojshme të Evropës. Këtu takohen dhe gërshetohen kulturat dhe religjionet e ndryshme, ato ortodokse, myslimane dhe katolike.

Nëse jeni vetëm kalimtar dhe qëndroni në këtë zonë vetëm për një natë, kemi krijuar për ju këtë plan njëditor të udhëtimit me qëllim që t՚ua zbulojmë disa nga sekretet më të ruajtura të kësaj zone ndërkufitare midis Malit të Zi dhe Kosovës.

Ardhja në Gjakovë në orët e darkës

Shëtitja e shkurtër nëpër qytetin e vjetër të Gjakovës
Qyteti i vjetër i Gjakovës është vendi fantastik për tu shoqëruar, ka shumë kafene të lezetshme. Vendasit janë të njohur për humorin unik. Gjatë verës këtu mbahet festivali i stand-up komedisë. Edhe nëse i vogël, qyteti i Gjakovës dinë se si të lë përshtypje të mirë.

Akomodimi në hotelin Çarshia e Jupave Inn

Hoteli Çarshia e Jupave është i vendosur në qendër të qytetit të vjetër të Gjakovës, me përzierje magjike të së vjetrës dhe bashkëkohores. Hoteli e ka mbajtur karakterin tradicional, me një frymë të dizajnit të ngrohtë bashkëkohor. Ky hotel ekskluziv është një kombinim perfekt i artit dhe dizajnit: jo vetëm me brendësi të vetë, që është e vlefshme për arsye të veprave të artit, por edhe për arsye të lokacionit të vetë, aq afër zemrës së pjesës më të rëndësishme të qytetit.

Vizita në manastir të Deçanit

Manastiri i Deçanit është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, një nga atraksionet më të pabesueshme kulturore dhe turistike në këtë zonë ndërkufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi. Manastirin e ka themeluar mbreti Shtjefni i Deçanit në mes të shekullit të XIV. Muret e bukura të kishës të dekoruara së bashku me pasurinë tjetër janë mbresëlënëse.

Ardhja në luginën e Gërbajës

Lugina e Gërbajës është luginë alpine tepër e bukur, një nga peizazhet më të njohura të Parkut kombëtar Bjeshkët e Nemun. Shëtitja nëpër këtë luginë i zbulon disa çudi të natyrës, siç janë “Dera e zbrazët”, formacioni nga guri i njohur si “Macja që e puth macen e vogël”, si dhe akullnaja e përjetshme.

Në Qendrën informative të Parkut kombëtar mund të merren me qira biçikletat për vozitje piktoreske nga Gërbaja deri tek lugina e Ropojanës. Nuancat e gjelbra të peizazhit e paqojnë syrin. Lugina është e rrethuar me bjeshkët e mprehta gri që shkojnë lartë gati deri në qiell.

Nëpër fshatra përreth janë disa amvisëri fshatare ku mund të ndaloni dhe drekoni gjelle tradicionale të shijshme. Një prej tyre është amvisëria Bojoviq, në fshatin Grnçar, ku mund të shijoni gjellët tradicionale, si dhe specialitetin – xhem karote vendit.

Lugina e Gërbajës është pikënisja e mirë për disa shtigje bjeshkore që ndodhën në afërsi. Për shembull, mund të vizitoni burimin “Oko Skakavice”, gurrën më të madhe të Bjeshkëve të Nemuna.

Shtegu Vollushnica, po ashtu është opsion atraktiv. Një nga shtigjet më të njohura bjeshkore në Mal të Zi. Adhuruesit e historisë do të kënaqën duke kërkuar gurët e varrezave mesjetare në afërsi të pashës së braktisur verore Vollushnica. Kjo gravurë e lashtë tregon luftën e burrit dhe gruas me bishën që sulmon fëmijën e tyre. Arkeologët vlerësojnë se është e periudhës së neolitikut.

Adhuruesit e natyrës do të ishin shumë të interesuar për shëtitje deri tek Kotllova dhe akullnaja më e ulët në Mal të Zi, ku mund të shihen disa lloje endemike bimore, siç është Wulfenia blecicii.

Vendi shumë i mirë për të qëndruar në luginën e Gërbajës është katundi Maja Karafil. Katundi e ka akomodimin dhe restorantin ku shërbejnë prodhimet e kuzhinës tradicionale dhe pamje magjepse drejt amfiteatrit unik të majave të Bjeshkëve të Nemuna.

Në mbrëmje mund të pushoni në luginën e Gërbajës.

Lugina shumë e bukur është vendi i mirë për një shëtitje, vrapim ose meditim të mbrëmjes.

Shpërndajeni këtë faqe

Menu