Vizita në zonën e Bjeshkëve të Nemuna do t՚ju kënaqë në shumë mënyra. Peizazhi spektakolar bjeshkor, ngjitjet emocionuese dhe rutat tjera bjeshkore shumë të bukura janë të qasshme njerëzve të gjitha grupmoshave, aftësive dhe qëndrimeve.
Ka shumë monumente historike dhe vendbanime të vjetra magjepse që mund të hulumtoni. Nga aspekti kulturo-historik, kjo zonë është një nga zonat më të llojllojshme të Evropës. Këtu takohen dhe gërshetohen kulturat dhe religjionet e ndryshme, ato ortodokse, myslimane dhe katolike.
Kemi krijuar për ju këtë plan katër-ditor të udhëtimit me qëllim që t՚ua zbulojmë disa nga sekretet më të ruajtura të kësaj zone ndërkufitare midis Malit të Zi dhe Kosovës.
DITA I
Ardhja në Plavë në orët e pasdites.
Vizita e Kullës së Rexhepagiqeve.
Është e njohur se Kulla e Rexhepagiqeve është monument kulturor kombëtar, dhe njëkohësisht ështrë një nga objektet e vjetra më të pikturuara në Mal të Zi. Është një shembull i bukur i arkitekturës tradicionale lokale dhe e banimit. Artefaktet e ruajtura në mënyrë piktoreske mund të tregojnë stilin e jetesës së banorëve të këtyre trevave në të shkuarën.
Shëtitja rreth Liqenit të Plavës
Liqeni i Plavës është liqeni akullnajor më i madh në mal të Zi. Për shkak të degëve të tij dhe prurjeve të ujit nga burimet e afërta, uji i liqenit përtërihet pothuajse çdo katër ditë. Gjatë verës është i përshtatshëm për notim dhe sporte të tjera ujore (kajak, skafe, pedalin). Peizazhi tejet i bukur i tërheq vizituesit në çdo stinë të vitit. Liqeni është po ashtu edhe vendi shumi i përshtatshëm për vrojtim të shpendëve. Mund të vrojtoni llojet specifike për këtë zonë, dhe disa prej tyre janë: rosa e vendit, kryekuqja e mjemë, shapkëza e ujit, kredharaku i madh, zhytësi i vogël, gata gri , karabullaku.
Liqeni ka qenë vend ku është mbajtur Kampionati Evropian i peshkimit sportiv.
Darka tradicionale vendase në amvisëri fshatare Saviq në fshatin Pepiq, në rreze të bjeshkës së Visitorit, 7 km nga Liqeni i Plavës. Kjo amvisëri prodhon djathin, mjaltin, xhemin dhe specialitetet tjera të veta shumë të shijshme.
Boronicat dhe Bjeshkët e Nemuna
Është e njohur se Bjeshkët e Nemuna janë një nga plantacionet më të mëdha natyrore të boronicave në botë.
Për nder të boronicës organizohen festimet në të gjithë zonën ndërkufitare. Gjatë muajit korrik në Plavë mbahet festivali i famshëm “Ditët e boronicës”
DITA II
Vizita e Kopshtit botanik Vellemun
Kopshti Velemun është themeluar në vitin 1993 në deponie lokale. Sot ky është një oazë e vogël dhe piktoreske plotë me bimë autoktone. Gjithsej në kopsht mund të vërehen mbi 350 llojë bimësh, që janë afro 12% nga numri i përgjithshëm i llojeve biore në Mal të Zi. Themeluesi i dhe pronari i pasionuar i kopshit me shumë dashuri dhe devotshmëri i bashkon, i ruan, i prezanton dhe i shënon bimët. Shumicën i ka sjellë nga bjeshkët përreth.
Shëtitje nëpër majat e akullnajave
Edhe nëse „Majat e Ballkanit“ (www.peaksofthebalkans.com) janë ruta më e njohur bjeshkore që tërheq vizituesit në këtë zonë, mund të provoni edhe ecjen e ngadaltë nëpër „Majat e akullnajave të Bjeshkëve të Nemuna“ për të ndjejë përvojën që ju ofron vizita në këtë bjeshkë.
Kjo rutë qarkore që është prezantuar para pak kohe në një pjesë të vetë përputhet me “Majat e Ballkanit”. Popullsia lokale tashmë për një kohë të gjatë e përdor këtë shteg për ecje nga plava deri në Vradishtë. Pas Vradishtës, shtegu kthehet përmes Zavrshës deri tek pika e vrojtimit Quluntra, dhe pastaj ulet në qendër të Plavës, deri tek Kulla e Rexhepagiqeve.
Diku në mesin e shtegut, menjëherë pas përfundimit të rrugës që mund të përshkruhet si “rruga e kërpudhave dhe bimëve shëruese” drejt Budovicës, amvisëria fshatare Feratoviq është vendi shumë i mirë për të pushuar dhe për të ngrenë një drektë të bollshme.
Kaloni një natë në tëbanë
Për të përjetuar Bjeshkët e nemuna, duhet ta kaloni një natë nën yje në tëbanë. Tëbanat janë kasollet çobanësh, por sot janë kasolle autentike që ofrohen turisteve.
Në rrugë drejt Liqenit të Hridit ju rekomandojmë Tëbanën e Shoqatës sportive alpiniste Hrid, Tëbanën Gradine dhe Samel’s Cottage (Tëbana Bajrovica).
Aty janë edhe guidet bjeshkatarë të jashtëzakonshëm që i rekomandojmë: Ahmet Rekoviq, Dino Mullamekiq, Semir Kardoviq dhe Enes Dreshkoviq.
Si e kanë marrë emrin Bjeshkët e Nemuna?
Me këtë emër lidhen disa legjenda. Një legjendë thotë se ishin tre vëllezër që janë dashuruar në një zanë, e cila ishte e përfolur si më e bukura. Për shkak të xhelozisë, në luftë për dashurinë e saj, tre vëllezër kanë humbur jetën. Ky lajm i tmerrshëm ka ardhur deri tek nëna e tyre, e cila, e trishtuar, ka filluar ta kërkojë zanën. Në fund e ka gjetur dhe e ka nëmur për arsye të dhimbjes që ia ka shkaktuar familjes së saj.
DITA III
Ecja në mëngjes deri tek liqeni Hrid
Kjo është ecje nëpër pyll halorë në shteg shumë mirë të shënuar. Disa legjenda tregojnë për bukurinë e liqenit Hrid. Një nga më të njohurat është ajo që thotë se aty lahen zanat e malit. Liqeni është i qasshëm kryesisht që nga qershori deri në nëntor. Në muaj të tjerë është i qasshëm vetëm për zanat.
Dreka në amvisërinë fshatare Rexhematoviq do t՚ju jap energji pas kësaj ecjeje. Aty po ashtu mund të mësoni se si bëhet djathi dhe mund të ndihmoni në gatimin e gjellëve tradicionale ose mund të merreni me kalërim.
Pastaj, koha është të nisemi drejt Gucisë dhe Vuthajve.
Vizita e burimeve të Ali Pashës
Burimet e kanë marrë emrin sipas Ali Pashës së Gucisë.
„Në ambientin magjeps, në idile të rrezeve të Bjeshkëve të Nemuna, këto burime gurore janë vendi ideal për piknik. Vendasit i lavdërojnë përparësitë shëndetësore të ujit të burimeve, pasi gjoja është i pasur me minerale terapeutike. Burimet janë 5 minuta larg nga Gucia, ose 25 minuta ecje të lehtë.” (burimi: Lonely Planet).
I vendosur në luginë të vogël, Eko Katundi Rosi është vendi ii bukur për tu akomoduar dhe për të kaluar natën.
DITA IV
Ardhja në luginën e Gërbajës
Lugina e Gërbajës është luginë alpine tepër e bukur, një nga peizazhet më të njohura të Parkut kombëtar Bjeshkët e Nemun. Shëtitja nëpër këtë luginë i zbulon disa çudi të natyrës, siç janë “Dera e zbrazët”, formacioni nga guri i njohur si “Macja që e puth macen e vogël”, si dhe akullnaja e përjetshme.
Në Qendrën informative të Parkut kombëtar mund të merren me qira biçikletat për vozitje piktoreske nga Gërbaja deri tek lugina e Ropojanës. Nuancat e gjelbra të peizazhit e paqojnë syrin. Lugina është e rrethuar me bjeshkët e mprehta gri që shkojnë lartë gati deri në qiell.
Nëpër fshatra përreth janë disa amvisëri fshatare ku mund të ndaloni dhe drekoni gjelle tradicionale të shijshme. Një prej tyre është amvisëria Bojoviq, në fshatin Grnçar, ku mund të shijoni gjellët tradicionale, si dhe specialitetin – xhem karote vendit.
Lugina e Gërbajës është pikënisja e mirë për disa shtigje bjeshkore që ndodhën në afërsi. Për shembull, mund të vizitoni burimin “Oko Skakavice”, gurrën më të madhe të Bjeshkëve të Nemuna.
Shtegu Vollushnica, po ashtu është opsion atraktiv. Një nga shtigjet më të njohura bjeshkore në Mal të Zi. Adhuruesit e historisë do të kënaqën duke kërkuar gurët e varrezave mesjetare në afërsi të pashës së braktisur verore Vollushnica. Kjo gravurë e lashtë tregon luftën e burrit dhe gruas me bishën që sulmon fëmijën e tyre. Arkeologët vlerësojnë se është e periudhës së neolitikut.
Adhuruesit e natyrës do të ishin shumë të interesuar për shëtitje deri tek Kotllova dhe akullnaja më e ulët në Mal të Zi, ku mund të shihen disa lloje endemike bimore, siç është Wulfenia blecicii.
Vendi shumë i mirë për të qëndruar në luginën e Gërbajës është katundi Maja Karafil. Katundi e ka akomodimin dhe restorantin ku shërbejnë prodhimet e kuzhinës tradicionale dhe pamje magjepse drejt amfiteatrit unik të majave të Bjeshkëve të Nemuna.
Në mbrëmje mund të pushoni në luginën e Gërbajës. Lugina shumë e bukur është vendi i mirë për një shëtitje, vrapim ose meditim të mbrëmjes.
DITA V
Vajtja në Kosovë
Para se ta kaloni kufirin është mirë që të ndaloni dhe të pini kafe në qytetin e lashtë të Rozhajës në Mal të Zi. Nëse keni mjaftë kohë, ju rekomandojmë ecje të shkurt deri tek bjeshka Hajlla që është e njohur për livadhe shumë të bukura dhe të lulëzuara.
Vizita në manastir të Deçanit
Manastiri i Deçanit është pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, një nga atraksionet më të pabesueshme kulturore dhe turistike në këtë zonë ndërkufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi. Manastirin e ka themeluar mbreti Shtjefni i Deçanit në mes të shekullit të XIV. Muret e bukura të kishës të dekoruara së bashku me pasurinë tjetër janë mbresëlënëse.
Dreka në kullë në Drenoc
“Kullahopping” është edhe një përvojë unike që mund ta provoni në Deçan. Fjala është për vizitën “kullave”, shtëpive tradicionale në kulla, në fshatrat Drenoc dhe Isniq. Disa kulla janë të specializuara për veprimtari të caktuara, si për shembull për kulla e mullirit, ose Kulla e Osdautajve në Isniq.
Kulla e Osdautajve po ashtu ofron akomodim dhe një muze të vogël të veshjeve tradicionale dhe mjeteve bujqësore. Aty mund të njihni një nga zejtarët e fundit i cili ruan traditën lokale unike të endjes.
Nëse jeni adhurues i artefakteve historike, ju rekomandojmë që ta vizitoni etno-muzeun Kastrioti në Deçan. Për më shumë se 20 vjet pronari i pasionuar i këtij muzeut unik i bashkon sendet e vlefshme. Gjithsej janë ekspozuar mbi 1000 sende, duke përfshirë edhe artefaktin e lashtë prej gurit që është i vjetër 5000 vjet dhe e ka vlerën e veçantë.
Akomodimi në Deçan.
DITA VI
Hulumtimi i bjeshkëve përreth luginës së Deçanit
Pas mëngjesit është koha për të hulumtuar bjeshkët përreth luginës së Deçanit. Zonën e karakterizon biodiversiteti i pasur, me gjithsej 750 specie bimore, prej të cilave 18 janë endemike.
Një nga udhëtimet më të mira në këmbë fillon nga Zalli Ropsa deri tek Qafa Bogiqe (2.090 m) që ndodhet në vijën kufitare të Kosovës dhe Malit të Zi. Nga këtu mund të ngjiteni në Maja e Rops (2.501 m) dhe të uleni mbrapa. Gjatë këtij udhëtimi do të shëtitni nëpër një pjesë të shtegut të mirënjohur Via Dinarica. Kjo ecje është 15 km ie gjatë dhe zgjat 6 orë. Mundësia tjetër është që të kaloni kufirin dhe të uleni deri tek Katundi Bogiqevica në Mal të Zi.
Për alpinistet me përvojë, Maja e Gjeravicës është e detyrueshme. Me lartësi mbidetare prej 2.656 m, kjo është maja më e lartë e zonës ndërkufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe maja e dytë më e lartë në gjithë vargmalin Dinarik. Në afërsi të majës ndodhen disa liqene akullnajore, siç janë Gjeravica, Liqeni i Gjeravicës, liqeni më i lartë i Kosovës i vendosur menjëherë nën majën e Gjeravicës. Po ashtu është i njohur për salamandrat. Peizazhi i majës së Gjeravicës është spektakolar.
Guidet bjeshkatarë mund t՚i gjeni në organizata turistike rajonale. Janë disa mundësi për tu qasur në Majën e Gjeravicës, një prej tyre është nga Deçani, tjetra nga Gropa e Erenikut. Ruta nga Gropat e Erenikut zgjat 4-5 orë, ndërsa ruta nga Deçani, gjatësie 14 km, zgjat 8 orë. Po ashtu, ekziston mundësia e kombinimit të këtyre dy rutave, duke filluar në Deçan dhe duke u ulur në Gropat e Erenikut ose anasjelltas.
Gjeravica është e qasshme në çdo stinë të vitit. Nevojiten përgatitja fizike dhe pajisjet e përshtatshme. Nëse kërkoni për sfidë, vizitoni Gjeravicën gjatë dimrit.
Dy udhëtime të tjera interesante për ecje që i rekomandojmë nga lugina e Deçanit janë:
1. Bjeshka e Prilepit (2150) – Marjash – Shkallet e hajnave – Roshkodol, 12 km, 7h
2. Bjeshka Beleg (2365m) – Krshi Bletës – Maja e Madhe – Bjeshka Beleg, 10 km, 6h
Gjatë verës mund të flini gjumë në një nga kasollet e thjeshta në bjeshkë. Familjet mikpritëse dhe bujare të çobaneve do t՚ju ofrojnë një gjellë organike shumë të shijshme. Dhe të paharrueshëm!
DITA VII
Vizita e atraksioneve kryesore të Pejës
Peja ofron atraksione të ndryshme turistike për adhuruesit e kulturës dhe natyrës.
Nëse jeni adhurues i kulturës, ju rekomandojmë që ditën ta filloni:
me vizitë Muzeut rajonal etnografik, shtëpisë së rindërtuar dhe sistematizuar të Tahir Beut në Pejë, një nga shtëpitë më të bukura mesjetare të qytetit.
me vizitë mullirit të Haxhi Zekës – mulliri ka qenë ndërtesa më e lartë në Pjeë në kohë kur është ndërtuar. Ka qenë mulliri i parë në Kosovë dhe në rrethinë ka pas teknologjinë më të avancuar të sjellë nga Austria. Në fillim mulliri ka përdorur ujin si burim energjie, por shumë shpejt ka kaluar në përdorim të rrymës elektrike.
Njohja me mjeshtret lokalë të zejtarisë tradicionale
Njohja me mjeshtrin e artizanatit që ende i punon plisat tradicionale është një përvojë unike. Plisi është kapele e bardhë nga leshi që tradicionalisht mbahet në Kosovë. Mbajtja e plisit kërkon një devotshmëri të veçantë. Duhet të mbahet i bardhë gjatë gjithë kohës!
Lartësia e plisit dallon nga zona në zonë dhe është pjesë e veshjes tradicionale lokale. Konsiderohet se stili i tij vjen nga stili i ngjashëm që e kishin Ilirët.
Mjeshtret e filigranit – janë vetëm disa zejtarë që në Pejën e Kosovës e mbajnë traditën shekullore të punimit me dorë të stolisë filigrani. Zejtarët me orë të tera i punojnë fijet argjendi në gjerdane, vathë, unaza, byzylykë. Kosova është një nga vendet e rralla të Evropës ku ende ekziston kjo traditë e punimit të stolive në formë të dantellave. Në të shkuarën kjo zonë ka pas minierat e veta të argjendit, dhe zejtarët kanë pas shumë lëndë të para për t՚i punuar. Tani kryesisht importohet, por filigrani ende e mban vendin e veçantë në ceremoniale tradicionale martesore.
Nëse jeni adhurues i natyrës ose aventurist, ndoshta një mëngjes mund ta kaloni në luginën e Rugovës.
Kanioni i Rugovës është vendi me bukuri të madhe natyrore. Konsiderohet si një nga kanionet më të gjata dhe më të thella të Evropës, dhe arrin thellësinë deri në 1000 metra.
Kanioni është shpallur për zonë të mbrojtur në kategori monument i natyrës për cilësi të veta gjeologjike, speleologjike dhe botanike. Me mundësi të mëdha për alpinizëm, me “Urë Tibetiane” mahnitëse (gjatësie 41 m, dhe lartësie 60 m), me zip-line dhe via-ferat spektakolare, ky është një nga destinacionet më të mira në Kosovë për adhuruesit e natyrës dhe aventuristët. Vizitoni organizatën turistike në Pejë për më shumë informacione.
Nisja për Gjakovë
Udhëtimi i shkurt nëpër Rrafshin e Dukagjinit do t՚ju çojë deri tek Gjakova. Rrafshi mbulon 35% të gjithë territorit të Kosovës. Në kombinim me klimën e butë mesdhetare, ky truall i frytshëm ofron mundësi shumë të mira për prodhim të verës, kultivim të perimeve, pemëve të gështenjave dhe të bajameve. Kjo zonë është pasur me pemishte të shumta.
Rasti i pandemisë së koronavirusit në rrafshin botëror ishin rasti i mirë për të vlerësuar edhe më tepër prodhimin e ushqimit vendas. Në restorantin Jupa’s në tavolinën tuaj do të sjellin të gjitha shijet lokale.
Shëtitja nëpër qytetin e vjetër të Gjakovës
Zbulimin e qytetit mund ta filloni me vizitë të atraksioneve kryesore të qytetit, siç janë: ura e Tabakut dhe kompleksi i xhamisë Hadumi, duke përfshirë librarinë e pasur. Qyteti i vjetër i Gjakovës është vendi shumë i mirë për tu shoqëruar. Qoftë për kafe të mëngjesit, drekë ose shëtitje në orët e vona të darkës, qyteti i vjetër kurrë nuk ju zhgënjen. Vendasit janë të njohur për humorin unik. Gjatë verës këtu mbahet festivali i stand-up komedisë. Edhe nëse i vogël, qyteti i Gjakovës dinë se si të lë përshtypje të mirë.
Akomodimi në hotelin Çarshia e Jupave Inn
Hoteli Çarshia e Jupave është i vendosur në qendër të qytetit të vjetër të Gjakovës, me përzierje magjike të së vjetrës dhe bashkëkohores. Hoteli e ka mbajtur karakterin tradicional, me një frymë të dizajnit të ngrohtë bashkëkohor. Ky hotel ekskluziv është një kombinim perfekt i artit dhe dizajnit: jo vetëm me brendësi të vetë, që është e vlefshme për arsye të veprave të artit, por edhe për arsye të lokacionit të vetë, aq afër zemrës së pjesës më të rëndësishme të qytetit.
DITA VIII
Çiklizmi i mëngjesit rreth Junikut
Biçikletat mud të merren me qira në Qendrën turistike rajonale Dukagjin në Junik.
Vizita e Teqjes Amë e Tarikatit Alijjei – Halvetije Xhaferije në Juniku.
Teqja është objekt fetar i vëllazërisë islame sufiate. I takon rendit të Khalwati (i njohur edhe si Khalwatiyya, Khalwatiya ose Halveti, siç e njohin në Turqi). Sufijet janë të njohur për ceremoniale frymëzuese me qëllim të arritjes së burimit të perfeksionit përmes dëgjimit të muzikës, lutjes dhe kërcimit në qarqe që përsëriten. Sjellja në qark është parë si imitimi simbolik i planetëve të Sistemit diellor që sillen rreth Diellit.
Ceremonitë kryesore publike zhvillohen gjatë janarit, marsit dhe gushtit. Gjithashtu, organizohen edhe ceremonialet e vogla publike çdo ditë të premte në mesditë.