Karakteristikat gjeografike

Vargmali i lartë i Bjeshkëve të Nemuna ndodhet në pjesën ku takohen sistemi i bjeshkëve të Alpeve Dinarike dhe Bjeshkëve të Sharrit, në kufirin e tre vendeve ballkanike – Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë. Shtrihet në sipërfaqe prej mbi 3500km2 me gjatësi prej 650 km. Bjeshkët e Nemuna paraqesin një nga masivet më të ndërlikuara, më të pa-qasshme, por njëkohësisht edhe një nga masivet bjeshkore më të bukura të Gadishullit të Ballkanit. Përbëhet nga 40 vargje bjeshkore që gërshetohen dhe ndërthuren, duke e plotësuar hapësirën midis rrafshit të Zetes në jug, luginës së Drinit në lindje, rrafshit të Dukagjinit në veri dhe rrafshit të Plavës-Gucisë dhe luginës së Ibrit të Sipërm në perëndim. 

Gjeografi i famshëm Jovan Cvijiq në vitin 1913 i ka përshkruar Bjeshkët e Nemuna si një egërsi që të sjellë shungullime dhe frikë. Studiuesi i parë evropian që e ka vizituar këtë zonë ka qenë gjeologu austriak Ami Boué, i cili e ka përshkruar këtë zonë si “Alpet e Evropës Jugore”. Pikërisht për peizazhe të veta shkëmbore, të natyrës së egër dhe shumë të vështirë për ta qasur, por edhe për maja të mprehta dhe me dhëmbëza, Bjeshkët e Nemuna e kanë marrë emrin që përshkruan pamëshirën e këtij masivi bjeshkor dhe jetën e vështirë të njeriut i cili jeton në afërsi të tij. Nga ana tjetër, përshtypja vizuale të cilën e merrni gjatë takimit të parë me Bjeshkët e Nemuna shumë shpejt shndërrohet në njohje mbi bukuritë natyrore të kësaj zone, liqet magjepse, kullotat dhe pyjet e këtyre vendeve. Pozita gjeografike e Bjeshkëve të Nemuna dhe lidhshmëria po thuaj se mjaft e dobët përmes akseve rrugore me vende përreth, kanë ndikuar që kjo bjeshkë ende të jetë shumë interesante dhe një burim i pashtershëm i studimeve të natyrës së paprekur, me tërheqësi të posaçme për adhuruesit e natyrës dhe të alpinizmit, për njerëzit me shpirt aventurist. 

Vendin kryesor në këtë masiv bjeshkor e zënë Bogiça me kreshta të veta të larta, ku ngritët edhe maja më e lartë – Maja e Jezercës (2694 mlm, në Shqipëri). Në drejtim të jugut, kreshtat bjeshkore shndërrohen në vargmale që të pandërprera ulen drejt Liqenit të Shkodrës. Në veri, Bjeshkët e Nemuna ndahen në dy bedena bjeshkore që nga tre anët e përfshijnë Rrafshin e Dukagjinit. Tri maja më të larta në masivit të Bjeshkëve të Nemuna në Mal të Zi janë Kolata e Keqe, 2534 mlm, Maja e Kolates 2528 mlm dhe Maja e Rosit 2524 mlm, Maja e Gjeravicës 2656 mlm, Maja e Marjashit 2530 mlm dhe Maja e Ropës 2505 mlm. Në pamje të sotme të Bjeshkëve të Nemuna, gjurmët më të thella i ka lënë formimi i akullnajave. Dikur akullnajat më të mëdha kanë lëvizur nga kreshtat qendrore të Bjeshkëve të Nemuna, nëpër luginat e Vermoshit, Grnçarit, dhe basenit Plavë-Guci, kurse sot akullnaja të përhershme në Bjeshkë të Nemuna nuk ka. Me i madhi prej tyre, gjatësie 35 km, ka pas fundin e vetë në vendin ku sot ndodhet Liqeni i Plavës – liqeni më i madh akullnajor në Ballkan. 

Menu