Park kombëtar Bjeshkët e Nemuna (Kosovë)

Bjeshkët e Nemuna në Kosovë shtrihen në drejtim veri-jug, në gjatësi prej 50 km dhe gjerësi 26 km. Në anën e Kosovës ngritën drejt fundit të rrafshit (500-600 m) dhe arrijnë lartësinë mbidetare prej mbi 2000 m, me lugina të thella të lumenjve Lumëbardhi dhe Erenik deri në kufirin jugor me lumin Drin. 

Masivi bjeshkor i Bjeshkëve të Nemuna përbehet nga tri pjesë:

Pjesën veriore e përbëjnë bjeshkët që ndodhën në veri dhe verilindje të Lumëbardhit, nga Peja, që fillojnë nga Mali i Thatë mbi Rrafshin e Dukagjinit dhe Mokna. Nga Mokna, ky vargmal shkon në jugperëndim deh shkon deri tek Maja e Re (1812m), dhe nga këtu shtrihet në perëndim përmes Maja Shiqimi (2155m) deri tek Zleb, me maje Rusolia (2381m). Këtij grupit të bjeshkëve, mandej ka perëndimi, i takojnë edhe Shtedimi (2272 m), Hajla (2400 m), Mali Shishka, me Majën e Hasanit (1871 m), Mali i Begut me majën e Velekut (2015 m) dhe Pokleni (1376 m) .

Pjesën qendrore e përbëjnë bjeshkët midis Lumëbardhit, Koprivnikut me Majën Çvrlen (2460m), Bjashka e Strellcit me majën Strellc (2377m), Qafa e Nekut dhe Mylishevci. Mandej në perëndim, kjo pjesë i takon bjeshkëve të Lumëbardhit me majën Guri i Kuq (2522 m), Malet Nexhinat (2341 m) dhe Plaku (2426 m).

Pjesa jugore shtrihet në jugperëndim nga Lumëbardhi në Deçan dhe përbehet nga malet Deçan, Vokshi (1641 m), Junik me maje Rrasa e Zogut (2296 m), Gjeravicë (2656 m), Bogiçevicë (2103 m) Maja e Ropës (2505 m), Maja e Qenit (2406 m) dhe Marjashi (2530 m).

Parku kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” i karakterizon prania e 1000 specieve bimore relikte, endemo-relikte dhe endemike autoktone të Ballkanit dhe të Evropës, duke përjashtuar myshqet, likenet dhe kërpudhat. 

Brenda zonave alpine dhe sub-alpine ndodhen 33 specie endemike, 6 specie sub-endemike, 128 specie endemike të Ballkanit, të cilat kanë vlerën shkencore, ekonomike dhe mjekësore. Në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 26 specie endemike nga të cilat në territorin e parkut mund të gjejmë 11. Lloje endemike të Ballkanit janë 18. Në bazë të Librit të Kuq të florës vaskulare të Republikës së Kosovës, 126 specie janë të cenuara, kurse 6 specie janë në Listën e Kuqe të Evropës së UNESCO-s, Nju Jork, 1991. 

Për sa i përket pasurisë së florës, Parku kombëtar Bjeshkët e Nemuna i karakterizon edhe pasuria e faunës, me lloje endemike dhe relikte. Fauna përbëhet nga: 8 lloje të peshkut, 13 lloje të amfibeve, 10 lloje të zvarranikësh, 148 lloje të shpendëve, 37 lloje të gjitarëve, si dhe 129 lloje të fluturave vetëm nga rendi Lepidoptera. Deri sot janë vërejtur 148 lloje të shpendëve, por konsiderohet se janë mbi 200 lloje me rëndësi ndërkombëtare dhe prandaj Bjeshkët e Nemuna janë identifikuar edhe në Listën ndërkombëtare të IBA-s. 

Liqeni Gjeravica

Liqeni Gjeravica ndodhet në majën e Gjeravicës, në rreth 220 m të lartësisë mbidetare. Ka formën e dhëmbit dhe është burimi i lumit Erenik që ulet në Rrafshin e Dukagjinit në perëndim të Kosovës. Liqeni është i njohur për salamandrat që ushqehen me insekte që fluturojnë mbi sipërfaqen e ujit të liqenit, liqenit që ka thellësinë maksimale prej 3.8 metra dhe që e ka sipërfaqen prej 2 hektarëve. 

Menu