Oferta e Aktiviteteve në Natyrë – Mali i Zi

Paragliding

Paragliding është një nga sportet më të reja dhe gjithnjë e më popullore, edhe pse konsiderohet mes sporteve ekstreme. Nëse të pëlqen adrenalina, ky sport të jep mundësinë të fluturosh duke përdorur rrymat e ajrit, sikur zogu. Kur e lejojnë kushtet, fluturimi mund të zgjasë për orë të tëra duke përshkuar qindra kilometra. Ky do të jeni shansi juaj që t’i shihni Bjeshkët e Namuna nga një këndvështrim krejtësisht tjetër.

Shoqata e Paragliding e Malit të Zi dhe klubet e paragliding ofrojnë fluturime dyshe, duke bërë të mundur që të përjetoni një fluturim të paharrueshëm me një instruktor të kualifikuar.
Për më shumë informata, kontaktoni shoqatën e paragliding përmes ueb faqes së mëposhtme

Web: paraglajdingsavez.me
Email: info@paraglajdingsavez.me

Rafting-u dhe kayaking-u

Rafting-u rrjedhës së lumit Lim është aventurë dhe sfidë e vërtetë për këdo që është i etur për adrenalinë. Veç pjesëve të rrezikshme të lumit, të cilat kërkojnë nivel të lartë profesionalizmi dhe kujdes, mund të shijoni lundrim të lehtë përgjatë pjesëve më të qeta që përshkojnë zona mahnitëse dhe janë ideale për të bërë foto, pushime dhe relaksim.
Ljuča është destinacioni ideal për ata që janë të interesuar për lundrim më të qetë me kajak (një-vendësh ose dy-vendësh). Lumi Ljuča, me gjarpërimet që e ngadalësojnë rrjedhën e tij, të kujton lumenjtë e vërtetë fushorë, prandaj duhet t’u japësh rremave shumicën e kohës. Një kuriozitet këtu është se lumi është mjaft më i gjatë se rruga nga Plava në Guci, qyteteve mes të cilave shtrihet ky lumë. Në fakt, gjatësia e tij është rreth 16 kilometra, për shkak të gjarpërimeve, kur rruga mes këtyre dy qyteteve është veç 11 km.

Përveç rafting-ut përgjatë lumenjve Ljuča dhe Lim, për ata që duan të shijojnë lundrime në ujëra të qeta dhe veç kësaj të notojnë dhe të rreziten, Liqeni i Plavës është vendi i duhur për kajak dhe pedalina.
Për më shumë informata, vizitoni www.toplav.me

Speleologjia

Zona e Bjeshkëve të Namuna dhe rrethinat e saj janë plot me shpella
Shpella më e thellë e gjithë masivit të Bjeshkëve të Namuna, përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën, është shpella Rudarska (e Minatorit). Një tjetër shpellë që bie në sy në këtë rajon është shpella e Akullit.
Përveç rajonit të Bjeshkëve të Namuna, mund të vizitoni edhe shpellën Župan në Berane dhe Djalovića, Novakovića dhe Osoja në Bijelo Polje.
Vini re: Speleologjia është aktivitet interesant, por edhe shumë i rrezikshëm. Nuk rekomandohet t’i vizitoni shpellat vetëm, pa ndonjë person të trajnuar posaçërisht.
Të gjithë ata që janë me përvojë në speleologji mund të kontaktojnë Klubin e Bjeshkatarisë – Speleologjisë Akovo në Bijelo Polje, që mund të organizojë vizita në këto shpella.
www.speleologija.me
polje@t-com.me
069 377 393

Skijmi është gjithashtu një aktivitet i popullarizuar. Edhe pse kushtet për këtë janë larg të përkryerës, ju mund të keni një përjetim të mirë, posaçërisht nëse jeni fillestar që dëshiron për t’i mësuar elementet bazike. Skijimi nordik është një aktivitet tjetër në këto pjesë malore. Aktualisht, vetëm fshati i Bogës ofron shërbim të ski-liftit dhe shtigje të mirëmbajtura skijimi, megjithatë, edhe lokacione tjera janë duke u hulumtuar dhe pritet të zhvillohen në vitet vijuese.

Në Malin e Zi, Lokve dhe Hajla janë qendra aktive skijimi. Pritet të hapen edhe kilometra shtesë të pistave të reja të skijimit.

Kontakt:
Qendra e skijimit Lokve
hotellokve@hotmail.com
+382 67 233 685
Qendra e skijimit Hajla
skicentarhajla@gmail.com
+382 68 602 501

Ecja me këpucë dëbore është një aktivitet që është zhvilluar në vitet e fundit, ku organizata vendore ofrojnë pajisje dhe udhërrëfyes për ngjarje të organizuara, përgjatë shtigjeve që lidhin fshatrat e ndryshme. Fshati i Boges është prapë pikënisje për udhëtime të tilla me këpucë dëbore, dhe përmes këtij projekti është zhvilluar një itinerar ndër-kufitar i ecjes me këpucë dëbore, që lidh fshatin e Boges me fshatrat në anën e Malit të Zi.

Shtegu për ecje me këpucë bore dhe ski MZ-KS

Ky shteg lidh tri qendra skijimi në Mal të Zi dhe në Kosovë – Turjak, Lokve dhe Bogë, por kalon përmes një zone të egër, ku nuk do të ndeshni në asnjë skiator tjetër! Ky shteg është për ecje me ski ose këpucë bore, pra nuk ka lift skish, dhe gjithçka varet nga forcat tuaja. Nëse jeni në kërkim të aventurës, atëherë provojeni. Mund ta filloni në secilën prej qendrave të skijimit, nuk ka rëndësi, dhe mund të arrini tek cilado që zgjidhni prej dy qendrave të tjera. Do të kaloni nëpër t’bane (stane) të zbrazëta gjatë dimrit, madje përgjatë këtij shtegu nuk ka vende të banuara, përveçse kur të arrini në destinacion. Kjo është e rëndësishme të dini, për sigurinë tuaj. Andaj, të lutemi, mos u nisni vetëm dhe pa i treguar dikujt të njohur se ku po shkoni. Kjo është e rëndësishme në rast se ju ndodh ndonjë aksident i çfarëdo lloji. Edhe pse shtegu është i shënuar, shtresa e borës nganjëherë është aq e lartë, saqë mund të ndodhë që në disa vende të mos mund t’i shihni shenjat. Kjo është arsyeja pse ju rekomandojmë që të merrni me vete një pajisje GPS, të mbushur mirë ose me bateri shtesë, sepse nuk do të jeni në gjendje ta mbushni në rrymë gjatë shtegut. Shtegu kalon nëpër territor ku ortekët nuk janë të zakonshëm, por kjo në fakt varet nga shumë rrethana. Nëse jeni fillestar, mos rrezikoni, por zgjidhni një shteg tjetër, ose kalojeni të shoqëruar nga dikush me përvojë. Mos harroni të na e tregoni përjetimin tuaj, në mënyrë që ta ndajmë me të tjerët.

Shpërndajeni këtë faqe

Menu