Vija e Reja të Ngjitjes në Shkëmbinj në Bjeshkët e Nemuna

Ngjitja në shkëmbinj është një vlerë e shtuar sa i përket turizmit së aventurës në trevën malore të Rugovës. Është Gryka e Rugovës parajsa e cila ofron kushte të jashtëzakonshme për ngjitje në shkëmbinj. Shkëmbinjtë të cilat ngritën deri në 1000 m përgjatë 12 km të kësaj grykë janë potenciali më i madh i cili ofron mundësi për ngjitje. Deri me tani janë hapur rreth 60 vija për ngjitje në lokacione të ndryshme, të cilat gjinden kryesisht në Grykën e Rugovës. Zona më e re e cila është krijuar gjatë vitit 2020 dhe 2021 është një zonë shumë atraktive për ngjitje por edhe për kamping, dhe njihet si zona “Exquisite Climbing”. Gjendet vetëm 3 km larg nga qendra e qytetit të Pejës në drejtim të Grykës së Rugovës. Që të qaseni në këtë zonë mund të shkoni edhe në këmbë, por mund të shfrytëzoni edhe transportin publik apo edhe taxi. Pasi që të keni arritur tek ura e parë në kilometrin e tretë të rrugës Pejë-Rugovë, nga ana e majtë do të vëreni shtegun që shpie tek kjo zonë. Ju duhen vetëm disa minuta të ecjes lartë kodre nga rruga kryesore për të arritur tek pika bazë e vijave të ngjitjes në shkëmbinj.  

Kjo zonë e ngjitjes në shkëmbinj, e zhvilluar përmes këtij projekti, ka gjithsej 18 vija të ngjitjes të cilat kanë gjatësi prej 15 deri në 35 metra, ndërsa vështirësia e tyre sillet nga 5c+ deri në 6b+. Është një zonë e cila ofron mundësi të ngjitjes edhe për fillestarët të cilët dëshirojnë ta provojnë ngjitjen apo edhe dëshirojnë të fillojnë këtë aktivitete të aventurës. Organizata e cila ka ndihmuar në zhvillimin e kësaj zone dhe e cila është përgjegjëse për operimin dhe mirëmbajtjen e saj është “Marimangat e Pejës”, e cila gjithashtu organizon ngjarje të ngjitjeve në shkëmbinj në këtë dhe zona të tjera. 

Organizata përgjegjëse:

Shoqata Alpiniste “Marimangat e Pejës”
Përfaqësuesi: Nol Krasniqi
Tel: +383 49 661 105 / +383 49 174 442
Email: marimangat@gmail.com
Website: www.marimangat.org
Facebook: https://www.facebook.com/Marimangat    

VËREJTJE: Ngjitja në shkëmbinj kërkon shkathtësi dhe pajisje të veçanta, dhe nuk duhet të tentohet nga ata që nuk kanë përvojë paraprake. Ju lutem kontaktoni organizatën vendore të veçuar më lartë për të aranzhuar një përjetim të sigurt të ngjitjes në shkëmbinj, duke përdorur pajisje dhe mjete të testuara për siguri. 

FOTOT

No results found.

Shpërndajeni këtë faqe

Menu