Ky shteg i biçikletave çon nëpër zonat periferike dhe rurale të komunës Berane. Është një zonë e bukur, peizazh i butë i gjelbër i luginës Lim, i dekoruar me plantacione dhe pemishte të vogla.
Janë disa lokacione historike në rrugë, më interesantja prej së cilave (nëse e bëni rrethin e plotë) është Manastiri Gjurgjevi Stupovi (Shekulli 13).
Sa për lokacione natyrore, veçanërisht interesante janë shpellat e shumta, posaçërisht shpella Gjato në Petnjik, Vrello në Navotina, si dhe shpella të shumta që mund të eksplorohen në hyrje të kanionit Bistrica.