Lartësitë Kufitare të Rrugës Katun

Lartësitë Kufitare të Rrugës Katun janë një rrugë tematike, rrugë katunesh më e gjatë se 160 km, e cila i lidh më shumë se 30 katune në malet mu përgjatë kufirit me Kosovën dhe e përfaqëson produktin e parë turistik në Malin e Zi që mbështetet plotësisht në trashëgiminë kulturore dhe traditën e ilustruar në katune. Zona e rrugës katun i përqafon disa male – Çakorrin, Mokrën, Smilevicën, Hajlën, të cilat i përkasin degës verilindore të Bjeshkëve të Benura, zinxhirit malor më jugor të Dinarides. Ne do të dëshironim ta ndanim këtë traditë me ju, së bashku me peizazhet mahnitëse ku bujqit tanë kanë jetuar me shekuj, për t’jua shfaqur dhe treguar gjithçka që ia vlen të shihni dhe dëgjoni për traditën e transhumancës, e cila ngadalë po shuhet. Pra, nëse keni vendosur të kaloni nëpër këtë zonë, por së pari dëshironi të merrni informacione të hollësishme se çfarë doni të shihni këtu, ne i kemi përgatitur disa informacione shtesë për këtë zonë, jua kemi dhënë disa rekomandime dhe i kemi përshkruar shërbimet që mund t’i merrni në rrugën Katun.

PSE TA MERRNI KËTË RRUGË?

Do të eksploroni zona të bukura malore, jashtë shtegut të rrahur.

Do të hasni në botën magjike të katuneve, me njerëz të ngrohtë dhe mikpritës në to, dhe do ta jetoni jetën e tyre për disa ditë.

Do të futeni në histori, ta shijoni jetën e bujqve, ashtu siç ka qenë shekuj më parë.

Do t’i provoni delikatesat e shijshme shtëpiake që nuk mund të gjenden askund tjetër dhe që janë bërë vetëm nga ata përbërës që gjenden në lartësitë malore.

Do ta shikoni bukurinë e egër të maleve malazeze, të pasura me florë dhe faunë të larmishme.

Duke ardhur këtu ju nuk do të jeni vetëm turist, por do t’i mbështesni vendasit që të vazhdojnë ta çmojnë këtë traditë shekullore.

FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: KRBH.gpx

SHTIGJET E TJERA TË TEMATIKE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu