Rruga Katun, Misa, Greben dhe Tatarija

Kjo është një zgjatje e majave të lartësive kufitare të rrugës Katun, e cila ju çon më thellë në Bjeshkët e Nemuna. Kjo është gjithashtu një rrugë lidhëse midis Via Dinarica dhe Majave të Ballkanit, dy shtigje të famshme të natyrës ndërkombëtare, kështu që në rast, nëse juni duke ecur përgjatë Via Dinaric]ës, ju mund të ktheheni p.sh. në rrugën e Katunit dhe të takoheni me një kulturë të veçantë të një vendbanimi të nomadëve dhe t’i provoni djathërat më të mirë që mund t’i gjeni në Malin e Zi.

Kjo rrugë e katunit i eksploron majat ekzotike të Misas, Grebenit dhe Tatarijas, dhe përveç që i shfaq katunet, ajo i shfaq edhe disa nga pjesët e bukura, por ende të panjohura të Bjeshkëve të Nemuna. Ka disa liqene akullnajash përgjatë kësaj rruge, të fshehura, të cilat madje as shumica e vendasve nuk i kanë eksploruar ende.

Rekomandimet e sigurisë: Edhe pse shtegu kalon nëpër disa prej katuneve, pjesa tjetër e këtij territori është e shkretë dhe nuk do të takoni shumë njerëz. Sa më thellë në mal të shkoni, aq më i dobët është sinjali për celularët. Pra, jini të kujdesshëm, mos udhëtoni vetëm, është gjithmonë më e sigurt të udhëtoni në shoqëri. Përdoreni pajisjen me GPS ose telefonin celular me disa versione offline] të hartave me vete, për t’u siguruar që jeni në itinerar.

FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: Katun Road Tatarija Misa Greben.gpx

SHTIGJET E TJERA TË TEMATIKE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu