Ngjitja në shkëmbinj në Berane – Gusinje

Ngjitja në shkëmb në Malin e Zi është ende në zhvillim. Sidoqoftë, dashamirët e këtij sporti aventuresk tashmë dinë për vendet tona të pajisura në lokacione atraktive.

Alpinistët që vazhdimisht kërkojnë sfida të reja e kanë mundësinë të hasin në shumë sektorë për ngjitje në Gusinje dhe Berane.

Tek vendndodhjet e këtyre vendeve për ngjitje mund të arrihet lehtë, por në të njëjtën ato ofrojnë gjithçka që alpinistët kërkojnë dhe presin. Mbërritja në këtë zonë alpine mund të shndërrohet lehtësisht në një qëndrim më të gjatë. Ka shumë shtigje të shënuara për ecje dhe çiklizëm në afërsi të këtyre vendeve, pika transportimi për raftim dhe kajakim, zona të peshkimit, liqene të parkut kombëtar Biogradska Gorë, fshatra me arkitekturë tradicionale të ruajtur, manastire të vjetra. Me akomodim, një argument tjetër i mirë për të qëndruar disa ditë më shumë është kuzhina tradicionale.

 Ngjitja në shkëmbinj në Berane

Selacë

Gjerësia: 42 ° 50’0 .81 ” Н

Gjatësia: 19 ° 49’27 .97 ” Е

Rekomandimet: Afër rrugës dhe burimit të ujit, mjedis i mrekullueshëm, dy sektorë me nivele të ndryshme të vështirësisë, akomodim në fshat.

Vend jashtëzakonisht i bukur për t’u përballur me vertikalen, vetë qenien e malit, fuqitë e brendshme të vetvetes. Ngazëllues, vend i fjetur, romantik, pranë lumit, i hapur ndaj lartësive. Rruga e re shpie mu në rrëzë të shkëmbit.

Në të vërtetë, është një shkëmb më i vogël në anën e majtë të rrugës, për të gjithë ata që duan ta provojnë dhe fillestarët, ndërsa një tjetër më i madh është në të djathtë, për alpinistë të nivelit të mesëm dhe më të avancuar. Ka hapësirë të mjaftueshme si për pajisjet ashtu, ashtu edhe për përgatitje. Deri më tani, janë krijuar afro tridhjetë shtigje që tashmë i kanë emrat e tyre, por ka hapësirë të mjaftueshme edhe për disa të reja.

Duhen pesëmbëdhjetë minuta udhëtim nga Berane në zonën e ngjitjes (në dalje të qytetit në drejtim të Andrijevicës kthehuni djathtas në drejtim të Jelovicës dhe vazhdoni përgjatë asaj rruge deri në kthesën për në fshatin Banjevac). Sektori më i madh, në të djathtë, mund të shihet nga ky vend, dhe nëse vazhdoni majtas drejt Banjevacit, pas disa minutash ecjeje do të hasni në minizonën e ngjitjes pranë rrugës). Rruga përgjatë lumit Bistricë, e cila është krijuar në Lubnicë nga tre lumenj të vegjël malorë – i sjell alpinistët në historinë e tyre në mënyrë të përkryer.

 Ngjitja në shkëmbinj në Gusinjë

Janë mbi 100 sektorë të pajisur për ngjitje shkëmbinjsh në Luginën e Grebajës dhe Luginën e Ropojanës. Numri më i madh i shtigjeve ndodhet në sektorët pranë burimeve të Ali Pashës. Koha më e mirë për t’u ngjitur është nga maji deri në tetor. Numri mjaft i madh i sektorëve me orientime të ndryshme ofron mundësi për ngjitje edhe në ditët më të ngrohta të verës.

FOTOT
EKSPLOROJENI HARTËN

Shpërndajeni këtë faqe

Menu