Shtegu nga Veriu në Perëndim

Itinerari: Shtupeq i Madh – Podi i Jakupit – Shtedim – Qafa Hajles – Maja e Hajles – Dramadol – Qafa Dasmorve – Stankaj 

Pika e nisjes e shtegut nga Veriu në Perëndim gjendet në fshatin Shtupeq i Madh i cili është 15 km larg nga qyteti të Pejës. Transporti për këtu mund të aranzhohet nëpërmes operatorëve turistik vendor apo udhërrëfyesve individual, apo si alternativ mund të përdorni edhe transportin lokal i cili qarkullon në relacionin Pejë – Rugovë dy herë në ditë (08:00 dhe 15:00). Shtegu vazhdon nëpërmes zonave të mahnitshme malore, fshatrave panoramik dhe vendbanimeve stinore në bjeshkët e Grykës së Rugovës, me tri kalime opsionale përtej kufirit me Malin e Zi, të cilat lidhen me shtigjet në anën tjetër të kufirit.  Këto tri pika të kalimit të kufirit janë Qafa e Shtedimit (Gurri N’drenikës), Qafa e Dasmorëve afër fshatit Boge, si dhe në pjesën e quajtur Livadhet e Bukura afër fshatit Stankaj.  

  • Gjatësia: 34.88 km 
  • Lartësia mbidetare minimale 860 m / lartësia mbidetare maksimale 2403 m
  • Vështirësia: Mesatare (e përshtatshme për bjeshkatarët e të gjitha moshave dhe vizitor që kanë kondicion dhe njohin ecjen në male) 
  • Etapat: Shtegu është i ndarë në tri etapa, dhe rekomandohet nga udhërrëfyesit të realizohet gjatë një periudhe tre-ditore që përfshinë pushime për çlodhje si dhe fjetje në bujtina të cilat gjenden në fshatrat panoramik përgjatë shtegut.  
  • Atraksionet: Maja e Hajles 2403 m, pamje të Bjeshkëve të Leqinatit, pamje të Gurit të Kuq, pamje të Lumbardhit, pamje nga pjesa e bjeshkëve të Malit të Zi, etj.
FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: Hiking Trail 1 - North to West - AM KS.gpx

SHTIGJET E TJERA PËR ECJE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu