Shtegu nga Jugu në Perëndim

Shtegu nga Jugu në Perëndim është i qasshëm direkt nga qyteti i Pejës, duke u drejtuar fillimisht në shëtitoren rekreative për këmbësorë të njohur si “Shtegu i Shëndetit”, dhe pastaj duke ndjekur shtegun e Livadhit te Sakës, i cili kalon përmes kodrave në anën jugore të cilat qëndrojnë mbi Pejën dhe që ofrojnë pamje të bukura të qytetit dhe të pikave të trashëgimisë kulturore që përfshinë një numër të xhamive, kishën katolike dhe patriarkanën ortodokse. Shtegu pastaj vazhdon tutje për t’iu futur aventurave të botës malore në shtegun e Çfërles, ku keni opsionin e ngjitjes në majën e këtij mali apo të merrni shtegun përreth tij, për tu lidhur pastaj me bjeshkët e Deçanit, ku gjithashtu do të hasni në pamje të mahnitshme të vargmaleve. Shtegu pastaj vazhdon drejt Malit të Zi duke arritur tek pika e kufirit të njohur si Qafa e Zavojit. Në këtë pikë ky shteg takohet edhe me shtigjet e krijuara paraprakisht të “Majave të Ballkanit” dhe ato të “Via Dinarika”, dhe kështu ofrohen mundësi të ndryshme për vazhdimin e aventurës suaj të ecjes malore. 

Itinerari: Pejë – Livadhi Adilit – Stanet e Irzniqit – Maja e Çfërles (opcionale) – Milishevc – Pusi i Plaves – Qafa Zavojit. 

  • Gjatësia: 37.55 km 
  • Vështirësia: Mesatare (e përshtatshme për bjeshkatarët e të gjitha moshave dhe vizitor që kanë kondicion dhe njohin ecjen në male).
  • Etapat: Shtegu është i ndarë në tri etapa, dhe rekomandohet nga udhërrëfyesit të realizohet gjatë një periudhe tre-ditore që përfshinë pushime për çlodhje si dhe fjetje në bujtina të cilat gjenden në fshatrat panoramik përgjatë shtegut.  
  • Atraksionet: Pamje të Pejës dhe pikave të trashëgimisë kulturore, Livadhi i Sakes, pamje të Rrafshit të Dukagjinit dhe Liqenit të Radoniqit, Maja e Çfërles 2461 m, pamje të Bjeshkëve të Deçanit dhe në përgjithësi Bjeshkëve të Nemuna duke përfshirë Malin e Zi dhe Shqipërinë, majat si Gjeravica (2,656 m), Marijashi (2,530 m), Jezerca (2,694 m), si dhe vargmale tjera. 
FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: Hiking Trail 2 - South to West - AM KS.gpx

SHTIGJET E TJERA PËR ECJE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu