Shtegu për ecje me këpucë bore dhe ski MZ-KS

Ky shteg lidh tri qendra skijimi në Mal të Zi dhe në Kosovë – Turjak, Lokve dhe Bogë, por kalon përmes një zone të egër, ku nuk do të ndeshni në asnjë skiator tjetër! Ky shteg është për ecje me ski ose këpucë bore, pra nuk ka lift skish, dhe gjithçka varet nga forcat tuaja. Nëse jeni në kërkim të aventurës, atëherë provojeni. Mund ta filloni në secilën prej qendrave të skijimit, nuk ka rëndësi, dhe mund të arrini tek cilado që zgjidhni prej dy qendrave të tjera. Do të kaloni nëpër t’bane (stane) të zbrazëta gjatë dimrit, madje përgjatë këtij shtegu nuk ka vende të banuara, përveçse kur të arrini në destinacion. Kjo është e rëndësishme të dini, për sigurinë tuaj. Andaj, të lutemi, mos u nisni vetëm dhe pa i treguar dikujt të njohur se ku po shkoni. Kjo është e rëndësishme në rast se ju ndodh ndonjë aksident i çfarëdo lloji. Edhe pse shtegu është i shënuar, shtresa e borës nganjëherë është aq e lartë, saqë mund të ndodhë që në disa vende të mos mund t’i shihni shenjat. Kjo është arsyeja pse ju rekomandojmë që të merrni me vete një pajisje GPS, të mbushur mirë ose me bateri shtesë, sepse nuk do të jeni në gjendje ta mbushni në rrymë gjatë shtegut. Shtegu kalon nëpër territor ku ortekët nuk janë të zakonshëm, por kjo në fakt varet nga shumë rrethana. Nëse jeni fillestar, mos rrezikoni, por zgjidhni një shteg tjetër, ose kalojeni të shoqëruar nga dikush me përvojë. Mos harroni të na e tregoni përjetimin tuaj, në mënyrë që ta ndajmë me të tjerët.

FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: Ski1.gpx

SHTIGJET E TJERA PËR ECJE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu