Shtegu i Majës së Hajles

Një nga majat më atraktive e cila pushtohet  nga bjeshkatarë dhe alpinist vendor dhe të huaj gjatë gjithë vitit. Shtrihet në bjeshkët veri-perëndimore të vendosura mbi Pejë, dhe shtegu që shpie tek kjo maje kalon nga fshati Reka Allages dhe Pepaj, me shtigje opsionale që kalojnë nga fshatrat Koshutan, Shkrel dhe Shtedim. Për të arritur tek pikënisja e shtegut, nevojitet transport nga Peja për tek njëri nga fshatrat e lartcekura, edhe pse fshati Pepaj është më i preferuari. Shtegu vazhdon përmes peizazheve të bukura malore, përplot me lloje të ndryshme të pishave dhe ahut, si dhe shumë lloje tjera të bimëve dhe luleve, si Ylli Alpin i famshëm, i njohur si Edelweiss. Përgjatë shtegut do të hasni edhe në lloje të ndryshme të shpezëve dhe kafshëve tjera. Pasi që të keni pushtuar majën e Hajlës, do të mund të shijoni pamjet panoramike të vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna si dhe majat e tjera, të cilat shtrihen edhe përtej territorit të Kosovës në drejtim të Malit të Zi dhe Shqipërisë. 

  • Gjatësia: 3.8 km 
  • Lartësia mbidetare minimale 1,630 m / Lartësia mbidetare maksimale 2,403 m  
  • Vështirësia: Mesatare (e përshtatshme për bjeshkatarët e të gjitha moshave dhe vizitor që janë në gjendje të mirë fizike dhe kanë njohuri të ecjes malore, ndërsa gjatë dimrit nevojitën shkathtësi teknike më të larta)
  • Kohëzgjatja: 3 orë
FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: 1-Hajla Peak Trail.gpx

SHTIGJET E TJERA PËR ECJE

Shpërndajeni këtë faqe

Menu