Shtegu nga Veriu në Perëndim

Itinerari: Pejë – Shtupeq i Vogel – Podi i Jakupit – Shkrel – Gropat e Mëdha (Boge) – Kuqishtë – Çakor. 

Drejtimi nga Veriu në Perëndim kalon nga Gryka e Rugovës për të vazhduar nga pjesët më të bukura malorë të Rugovës apo Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, ku mund të përjetoni peizazhet e vargmaleve, pamje panoramike të majave mbi 2000 m, kulturat lokale të banorëve në këto zona malore, traditat dhe mënyrën e jetesës së tyre, si dhe përjetime tjera nga flora dhe fauna që do t’i hasni gjatë shtegtimit tuaj me biçikleta. 

  • Gjatësia: 59.55 km 
  • Vështirësia: Mesatare – e përshtatshme për çiklist rekreativ jo-profesional pothuajse për të gjitha moshat dhe vizitor që kanë kondicion të mirë.
  • Etapat: Shtegu është i ndarë në tri etapa, dhe rekomandohet nga udhërrëfyesit të realizohet gjatë një periudhe tre-ditore që përfshinë pushime për çlodhje si dhe fjetje në bujtina të cilat gjenden në fshatrat panoramik përgjatë shtegut.  
  • Atraksionet: Maja e Hajles 2403 m, pamja e Bjeshkëve të Leqinatit, pamja e Gurit të Kuq, pamje të Lumbardhit, pamje nga pjesa e bjeshkëve të Malit të Zi, etj.
FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: Biking Trail 2 - South-West - AM KS.gpx

SHTIGJET E TJERA TË ÇIKLIZMIT

Shpërndajeni këtë faqe

Menu