Një turne i vështirë që kërkon nivel shumë të mirë të gjendjes fizike, por në kthim, ofron edhe më shumë kënaqësi. Prandaj ua rekomandojmë atyre që mund ta kalojnë, por edhe atyre që mendojnë se nuk munden: pa marrë parasysh sa larg shkojnë para se të vendosin se është koha të heqin dorë dhe të kthehen, ata do të shohin dhe do të përjetojnë shumë më shumë sesa kishin shpresuar. Pjesa e parë është e lehtë, dhe mbi të ndodhet lugina e bukur e Zloreçicës, dhe lugina jo më pak frymëzuese e Peruçicës. Kjo pjesë në të vërtetë do të jetë aq magjike sa do ta rrëmbejë çiklistin, ashtu që harron ta kontrollojë shpejtësinë dhe kilometrat e kaluara, deri ndoshta në Japoni. Edhe kur tabela me atë mbishkrim i tremb dhe i kthen në realitet, dhe të frikësuar i kthejnë biçikletat përsëri në Andrijevicën të largët, ata do ta kenë një kujtim të përjetshëm jo vetëm për bukurinë e peizazhit, por edhe për këtë arritje të pabesueshme.

FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: AN05.gpx

SHTIGJET E TJERA TË ÇIKLIZMIT

Shpërndajeni këtë faqe

Menu