Shtegu nga Jugu në Perëndim

Itinerari: Pejë – Loxhë – Llozhan – Strellc i Ulët – Isniq – Deçan – Gryka Decanit – Kozhnjer – Zalli Rupes – Qafa Bogiqe 

Shtegu nga Jugu në Perëndim fillon gjithashtu nga qendra e Pejës duke vazhduar nëpër fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit, dhe përshkon një distancë prej 20 km deri në Grykën e Deçanit, ku pastaj fillon pjesa malore e shtegtimit deri në pikën e Qafës së Bogiqeve në lartësi mbidetare prej 2100 m, përplot me pamje panoramike të Bjeshkëve të Deçanit. Pika ku përfundon shtegu është edhe tre-kufiri në mes të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe ku përjetimi i juaj vazhdon në pjesën e shtegut në Mal të Zi. 

  • Gjatësia: 46.97 km 
  • Vështirësia: Mesatare – e përshtatshme për çiklist rekreativ jo-profesional pothuajse për të gjitha moshat dhe vizitor që kanë kondicion të mirë.
  • Etapat: Shtegu është i ndarë në dy etapa, dhe rekomandohet nga udhërrëfyesit të realizohet gjatë një periudhe tre-ditore që përfshinë pushime për çlodhje si dhe fjetje në bujtina të cilat gjenden në fshatrat panoramik përgjatë shtegut.  
  • Atraksionet: Pika të trashëgimisë kulturore përlot me Kulla përgjatë shtegut nga Peja në Deçan, pamje panoramike në fshatrat përgjatë pjesës fushore, pamje të Bjeshkëve të Nemuna, Grykës së Deçanit, Manastirit të Deçanit, pamje nga Bjeshkët e Nemuna në territorin e Malit të Zi dhe Shqipërisë, etj.
FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN
Download file: Biking Trail 1 - North-West - AM KS.gpx

SHTIGJET E TJERA TË ÇIKLIZMIT

Shpërndajeni këtë faqe

Menu