Shtegu i biçikletave Via Dinarica

Via Dinarica është një koncept që lidh shtatë shtete dhe territore përmes së cilave shtrihet vargu malor i Alpeve Dinarike: nga Sllovenia në Shqipërinë e Veriut.

Via Dinarica është rruga e destinuar për alpinistë, çiklistë dhe ekskursionistë të tjerë që vizitojnë Dinaridet si turistë, por është edhe platformë për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për njerëzit që jetojnë në këto zona.

Rruga Via Dinarica përbëhet nga tre korridore kryesore. Vija e kaltër e ndjekë bregdetin e Adriatikut që lidhë vargun bregdetar të maleve Dinarike; vija e bardhë përfshinë Dinaridet e larta, dhe vija e gjelbër Dinaridet e brendshme.

Ajo shtrihet përmes Malit të Zi për rreth 600 km, duke kaluar nëpër tre Parqe Kombëtare: Durmitor, Biogradska Gora and Bjeshkët e Nemuna, dhe vazhdon drejt Kosovës përmes Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

Via Dinarica përmes Malit të Zi i lidhë ndoshta zonat më të bukura malore që shtrihen në këtë zonë. Nga parqet kombëtare të mbrojtura nga UNESCO, liqenet akullnajore, lumenjtë e pastër, mbi kullotat e pafundme dhe pyjet e ruajtura të shiut, e deri te Bjeshkët e Nemuna. Vetë emri shpjegon natyrën e këtij mali, të cilin do ta shihni vetë.

 

Në hyrje të Malit të Zi nga drejtimi i Bosnjë dhe Hercegovinës, futeni në zonën e Parkut Kombëtar Durmitor, i cili është në listën e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të UNESCO-së. Një numër i madh i liqeneve dhe i majave me një pamje të pabesueshme do t’ju magjepsë. Qyteti Zhablak, në lartësi prej 1456m është në zemër të parkut kombëtar dhe ka titullin e vendit më të lartë të banuar në Ballkan; në qytezë mund të gjeni ofertë të larmishme turistike. Më tej shtegu na çon mbi malin Sinjajevina dhe kullotat e saj të pafundme drejt Parkut Kombëtar Biogradska gora dhe malit Bjellashica, i cili është gjithashtu i zbukuruar me shumë liqene akullnajore. Në katunde, mund të provoni prodhime tradicionale dhe ushqime tipike për këtë zonë. Pastaj përmes Parkut të Natyrës Komovi, shtegu shkon në Bjeshkët e Nemuna. Maja më e lartë e Malit të Zi ndodhet në Bjeshkët e Nemuna (2535 m). Janë deri në 50 maja mbi 2000 metra dhe 20 maja mbi 2500 metra.

 Mund të kaloni nëpër të gjithë shtegun ose t’i vizitoni disa pjesë të saj. Duhet ta planifikoni me kujdes udhëtimin tuaj dhe ta aranzhoni akomodimin paraprakisht në shtëpizat malore dhe në amvisëritë rurale përgjatë shtegut.

Këshilla për sigurinë: nëse moti është i mirë, ndjehemi mirë dhe e dimë se ku jemi, jemi të sigurt në këtë rrugë. Nuk ka nevojë të shqetësohemi për kafshët e egra, dhe njerëzit që do të takojmë janë të sjellshëm dhe të gatshëm për të ndihmuar. Në katunde dhe fshatra, mund të llogarisim në mikpritjen e pafund. Për shkak të largësisë së shumë seksioneve, rekomandohet që të udhëtoni në grup, dhe minimumi i pajisjeve që duhet t’i keni janë harta dhe busulla (ose edhe më mirë, pajisja GPS), telefon celular, llambë dore, veglat bazë të biçikletave dhe gomë rezervë.

FOTOT NGA SHTEGU
EKSPLOROJENI HARTËN

SHTIGJET E TJERA TË ÇIKLIZMIT

Shpërndajeni këtë faqe

Menu